Most read

A lejohet larja e trupit nëse jemi agjërueshëm?

PYETJA:

Nëse jemi duke agjëruar, a mund të pastrohemi me ujë, pra të bëjmë banjo?

PËRGJIGJJA:

Nuk ka pengesë që personi i cili agjëron të pastrohet me ujë. Larja me ujë nuk e prish agjërimin, bile edhe nëse një person që agjëron, për një kohë futet në bazen dhe qëndron në ujë, apo qëndron në banjë në ujë, nuk i prishte agjërimi.

Me këtë rast duhet patur kujdes që mos të hyjë uji kah goja apo kah veshët.

Nëse pastrohet prej xhunubllëkut, do ta pastrojë edhe gojën edhe hundën, por duhet të jetë i kujdesshëm mos e çojë ujin shumë poshtë në fyt që t’i shkon Brenda në organizëm.

Allahu e di më së miri.

U përgjigj: Bashkim Aliu

 

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP