Most read

Rreth nesh

Lavdia i takon Allahut, Zotit të gjithësisë, lutjet dhe bekimet qofshin mbi zotërinë e të gjithë pejgamberëve, Muhammedin alejhis-salatu ves-selam.
Unioni i imamëve shqiptarë në Zvicër është një organizim mbi baza vullnetare dhe qëllime jofitimprurëse që synon analizimin, trajtimin e realitetit aktual, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, fetare dhe gjuhësore në diasporë. Lindi si nevojë e domosdoshme duke pasur në konsideratë nevojat e shqiptarëve muslimanë në Zvicër, për t’u ofruar opinione, përgjigje dhe vlera të mirëfillta atyre. Participimi dhe anëtarësimi në këtë Union është i hapur për të gjithë dashamirët e dijes dhe fesë, me kusht që të kenë mbaruar studimet islame.

Andaj, në kuadër të kësaj lindi edhe ideja për krijimin të kësaj ueb-faqeje që do të jetë zëdhënëse e Unionit të imamëve shqiptarë në Zvicër, ku synohet përhapja e mesazhit islam në Zvicër dhe më gjerë.

Meqë rrjeti i internetit konsiderohet njëri prej mekanizmave më efektivë për përhapjen e idesë, mendimit të lirë dhe shpërndarjes së diturisë, duke tejkaluar të gjitha barrierat dhe kufijtë, atëherë po u ofrohet kjo mundësi të gjithëve që dëshirojnë të dëgjojnë zërin e arsyes së vërtetë; ta dëgjojnë atë me gjoks të hapur me ndihmën e Allahut Lavdiplotë.

Mesazhi ynë

Prezantimi i Islamit sipas metodologjisë së Pejgamberit alejhis-selam, duke ndjekur vijën mesatare kur’anore dhe duke e marrë parasysh kontekstin vendor dhe kohor ku jetojmë.

Synimet tona :

·   Përcjellja e mesazhit islam sipas metodologjisë së shëndoshë islame në Zvicër dhe jashtë saj.

·   Përhapja e diturisë fetare dhe ofrimi i lehtësimit në rrugën e mësimit të Islamit.

·   Prezantimi i urtësisë islame nga burimet e saja origjinale në formë lehtësuese dhe të qartë, mbrojtja e saj dhe evitimi i dilemave rreth saj.

·   Prezantimi i fetvave (përgjigjeve juridike islame) duke u mbështetur në parimet bazë të njohura te dijetarët e fesë.

·  Kontributi për zgjidhjen e problemeve të shumta të muslimanëve qofshin ato të rrafshit social, psikologjik, kulturor dhe fetar si dhe ofrimin e këshillave, sugjerimeve duke u mbështetur në udhëzimet kur’anore dhe praktikën e Pejgamberit alejhis-selam.

·    Pjesëmarrje përmes diskutimeve në realitetin aktual, vizioni mbi të ardhmen dhe prezantimi i solucioneve për sfidat me të cilat ballafaqohen muslimanët.

Metodologjia:

–    Fokusimi në çështjet primare

–    Largimi nga divergjencat

–    Dialogu konstruktiv

–    Maturia

–    Harmonizimi mes tradicionales dhe racionales

–    Kultivimi dhe ruajtja e trashëgimisë fetare dhe kulturore

 Shtyllat kryesore të kësaj ueb faqeje

1. Ngjarjet aktuale në botë

Meqë lajmet janë referenca kryesore e shumë njerëzve dhe për shkak të rëndësisë së çështjes që ka të bëjë me muslimanët në përgjithësi apo si pakica fetare, do të jetë këndi i veçantë i cili lexuesit do t’i ofrojë një perceptim dhe pasqyrim të saktë rreth muslimanëve anekënd globit.

2. Opinione dhe kolumna

Këtu do të prezantohen mendimet, opinionet e dijetarëve, intelektualëve eminentë dhe analistëve të ndryshëm qofshin në rrafshin politik, ideologjik, pedagogjik, letrar… Me ç’rast synohet të arrihet një perceptim i saktë dhe i thellë duke u mbështetur në analizat kualitative, mënyrën e përkryer, vizionin e shëndoshë dhe prekjen e realitetit.

3. Minberi i Xhumasë

Meqë minberi i xhumasë luan rol të rëndësishëm në orientimin dhe edukimin e njerëzve dhe është një mjek efektiv i suksesshëm, përgjegjësit e ueb-faqes do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj rubrike duke sjellë ligjëratat në formë koncize të shkruar nga imamët shqiptarë në Zvicër, tema të cilat do të trajtojnë fusha nga më të ndryshmet.

4. Fetvatë

Me që njerëzit janë të preokupuar me punë të ndryshme dhe ballafaqohen çdo ditë me probleme të reja në familje, shoqëri dhe punë, drejtuesit e kësaj ueb faqeje, do të tentojnë që sa më shpejtë dhe në mënyrë të kuptueshme t’u përgjigjen pyetjeve tuaja.

5. Familja dhe shoqëria    

Familja është qeliza e parë e shoqërisë, për këtë arsye është bërë një rubrikë e veçantë e cila do të trajtojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me prindërit, çështjen e fëmijëve, çështjet bashkëshortore duke ofruar sugjerime dhe projekte për familjet muslimane në  tërësi.

6. Audio dhe video ligjëratat

Duke pasur në konsideratë kontributin e madh të imamëve, ligjëruesve dhe studentëve në përhapjen e mesazhit të Islamit, dëshirojmë që në këtë rubrikë t’i tubojmë ligjëratat e tyre, në mënyrë që sa më shumë shikues t’i përcjellin ato dhe përfitojnë prej tyre.

7. Forumi i imamëve rreth dilemave të të tjerëve ndaj Islamit

Në këtë forum, enkas për imamët e këtushëm, do të trajtohen çështjet më të nxehta dhe dilemat që i paraqesin të tjerët, e në veçanti zviceranët, kundrejt Islamit, Kur’anit, Sunnetit të Pejgamberit a.s., rolit të femrës muslimane në shoqëri si dhe dilema tjera, ku çdo javë së paku do të parashtrohet një çështje për të hapur diskutim dhe për të ofruar opinionet e imamëve, më pas filtrimi i tyre dhe publikimi në dy gjuhë: shqipe dhe gjermane.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP