Most read

Mbrëmje fetare në Salmsach me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s.

Të mërkurën në mbrëmje, më 27.09.2023, në xhaminë shqiptarë në Salmsach të Zvicrës u mbajt një mbrëmje fetare kushtuar ditëlindjes së Pejgamberit a.s.

Në këtë natë pati këndim të mevludit, ilahive, ligjërim dhe fjalë përshëndetëse.

Imami i nderuar, Dr. Mexhit Osmani hapi programin, duke i përshëndetur të pranishmit, dhe më pas i dha fjalën hoxhës, Enes ef. Koshit, që të këndojë disa pjesë nga mevludi sherifë. Mevlud këndoi edhe haxhiu nga xhamia El-Hidaje në St.Galle, Qemal Rushit.

Ligjëratën e rastit e mbajti kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Hfz. Mehas Alija, i cili foli rreth vlerave dhe madhështisë Pejgamberit a.s.

Imami i xhamisë, Mexhit ef., falënderoi mysafirët në emër të këshillit dhe të xhematit të xhamisë, si dhe ftoi të pranishmit në një gosti modeste të përgatitur nga kryesia dhe xhemati i xhamisë, në nderë të mysafirëve që kishin ardhur në mbrëmjen fetare dhe në nderë të shpirtit të Muhammed mustafasë.

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP