Most read

Mbrëmje e bukur shpirtërore në Frauenfeld

Në mbrëmjen e së premtes, më 28.11.2022, në xhaminë shqiptare “Mesxhidi Nur” në Frauenfeld, u mbajt mbrëmja fetare, ku si ligjërues ishte Kryetari Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, hfz. Mehas Alija, me temën kushtuar Muhammedit a.s., respektivisht bashkëjetesës së Muhammedit a.s. me të tjerët.

Kryetari, hfz. Mehas Alija, u fokusua në rrethanat, mundësitë dhe strategjitë që përdori Muhammedi a.s., me shokët së bashku, për t’i kapërcyer barrierat dhe pengesat që i krijonin armiqtë, me qëllim të arritjes së klimës sa më të shëndosh të bashkëjetesës ndërfetare dhe ndërnacionale në mjediset ku jetonin dhe vepronin muslimanët, duke u kthyer dhe bërë krahasime me aktualitetin dhe veprimtarinë e muslimanëve bashkëkohorë në Evropë, gjegjësisht në Zvicër.

Përveç ligjërimit, mbrëmja u karakterizua edhe nga fjalët përshëndetëse të mysafirëve dhe të këndimit të mevludit dhe ilahive, duke filluar me imamin e qendrës islame në Winterthur, Hoxhë Isamil Alili, si dhe imamin nga xhamia “Debreshi”, Hoxhë Imer Alili. Gjithashtu, mbrëmjen e begatoi edhe prezenca e të riut, Enis Alilit, i cili me zërin dhe interpretimin e tij të bukur, ofroi një atmosferë të bukur shpirtërore dhe artistike.

Imami i xhamisë, Fesal ef. Fetai, falënderoi mysafirët në emër të këshillit dhe xhematit të xhamisë, si dhe ftoi të pranishmit në darkën e begatë të përgatitur nga familjet e anëtarëve të xhamisë, në nderë të mysafirëve që kishin ardhur në mbrëmjen fetare.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP