Most read

Imamët shqiptarë vizitojnë manastirin në Einsiedeln

Dje, më 03.10.2022, Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, me një grup nga imamët e xhamive shqiptare, realizuan vizitën në Manastirin benediktian në Einsiedeln, një manastir ky i veçant dhe historik që gjendet në kantonin Schwyz.
Zt. Cyrill ishte murgu që priti delegacionin dhe i cili bëri, gjithashtu, prezantimin e hapësirave të ndryshme të manastirit, duke shpjeguar besimet, mësimet kryesore dhe praktika e tyre.
Për mysafirët u shtrua edhe një drekë, sipas standardeve islame, kurse për faljen e namazit të drekës ishte përgatitur salla, shtruar me një tepih të stilit oriental të drejtuar kah kibleja.
Po ashtu, imamët patën mundësinë të ndjekin live lutjet e mesditës nga ana të murgjve manastirit. Ndërsa, si pjesë e programit ishte edhe shkëmbimi i njohurive dhe përvojave të shërbyesve fetarë, sidomos tema u fokusua te mënyra e lutjeve në Islam dhe te të krishterët e urdhrit benediktian.
Kryetari i KMSHZ-së, hfz. Mehas Alija, i falënderoi nikoqirët për mikpritjen e përzemërt dhe i ftoi edhe ata që në vitin e ardhshëm ta vizitojnë njërën nga xhamitë shqiptare në Zvicër.
Ndër të tjerash ai potencoi se „qëllimi vizitës është njohja e ndërsjellë. Sepse me njohjen e njëri-tjetrit ne largojmë paragjykimet dhe ndihmojmë njëri-tjerrin.“
„Sot, tradita judeo-krishtero-islame në Evropë përfaqëson një vlerë të veçantë për të gjithë, ndaj duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë në frymën e paqes dhe të harmonisë“, u shpreh kryetari i KMSHZ-së në fjalën e tij përshëndetëse.
Kurse imami, Mr. Rejhan Neziri, foli për për ibadetet dhe lutjet në Islam, duke shpjeguar natyrën dhe simbolikat e tyre.
Ky organizim u ndërmjetësua nga imami ynë nga Thuni, Azir ef. Aziri, dhe aktivisti për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor, Hans Weber, po ashtu nga qyteti i Thunit.
Nga pjesëmarrësit u vlerësua se ishte një përvojë e re, si për imamët, ashtu edhe për murgjit e manastirit.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP