Most read

All-llahu ngadhënjen gjithmonë në çdo qëllim të Tij

“Allahu ngadhënjen gjithmonë në çdo qëllim të Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë.” (Jusuf, 21)

I nderuari xhemat, sot do të sjellim disa porosi dhe mesazhe të nxjerrja nga historia e një profeti të madh të përmendur në Kur’anin fisnik. Pra, bëhet fjalë për një histori suksesi në këtë botë. Ne sot do të jetojmë pak me fatin e Jusufit a.s.

Historia e Jusufit a.s. është historia e një njeriu, i cili, edhe pse përballet me sprova dhe sfida të vështira në jetë, ai arrinë majat e suksesit.

Jusufi a.s. kishte 11 vëllezër dhe ata deshën ta mbytin atë, por ai nuk vdiq.

Pastaj vendosën që ta shesin për ndonjë karavan, ashtu që ta largojnë nga mesi i tyre, por ata vetë u bënë të varur prej tij.

Më vonë ai u shit si një rob, por u bë një njeri i fuqishëm, një personalitet i dalluar.

Më pastaj, vëllezërit e tij, tentuan që dashurinë e babës që kishte ndaj Jusufit, ta shkulin nga zemra e tij. Një gjë të tillë nuk e arritën dot, por, përkundrazi, vetëm se e shtuan atë dashuri.

Andaj, asnjëherë mos t’ju mashtrojnë njerëzit me qëllime të këqija, skeptikët dhe parazitët, pasi dëshira dhe vullneti i All-llahut është mbi gjithçka tjetër. Kujt i bënë All-llahu rrugë, nuk ka kush e pengon atë. Kush e ka All-llahun me vete, atij nuk i mungon asgjë në jetë.

Historia e Jusufit a.s. fillon me një ëndërr dhe mbaron me falënderim dhe mirënjohje ndaj Zotit. Kur është mirënjohës njeriu? Ai është mirënjohës atëherë kur arrin sukses, pas një rezultati të mirë, pas një punë të madhe dhe pas një përkrahjeje të parezervë.

Abdullah ibn Mesudi thotë: “Nuk ka ndonjë të mërzitur e që e lexon suren Jusuf, dhe të mos i largohet mërzia.”(Reflektime kur’anore, Amër Halid).

Ndërsa unë them: Nuk ka ndonjë njeri të sprovuar, të penguar, të përfolur, të mashtruar, e që e lexon suren Jusuf e të mos i rritet shpresa, guximi, dëshira për falje dhe për triumf, për sukses dhe ngjitje lartë e më lartë në shtigjet e jetës.

Pas gjithë kësaj, Jusufi a.s. kishte një dëshirë:

تَوَفَّنِي مُسْلِمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ

“(O Zot, më bëj që të vdes si musliman dhe më shoqëro me punëmirët”. (Jusuf, 101).

Falënderimet i takojnë vetëm Zotit të botëve, All-llahut Fuqiplotë!

(Hutbeja e xhumasë, e mbejtur në xhaminë El-Hidaje në St. Gallen të Zvicrës, nga imami, hfz. Mehas Alija)

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP