Most read

URIMI ME RASTIN E FITËR BAJRAMIT 2023

20.04.2022, e enjte

Të nderuar vëllezër e motra!

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton të gjithë xhematet dhe besimtarët muslimanë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, se dita e parë e Fitër Bajramit është nesër, më 21 prill 2023, e premte.

Muaji Ramazan mbaroi, por pas tij fillon një jetë e re. Me anë të angazhimit tonë në Ramazan, treguam edhe njëhërë se mund të arrijmë çdo synim që nxjerrim përpara vetes, dhe kjo arrihet, atëherë kur kontrollojmë vetveten, dobësitë dhe të metat tona, si dhe kur në rrugën tonë të jetës ecim me dritën dhe me fuqinë e besimit.

Nesër është Bajram dhe po shënojmë një festë të madhe dhe një gëzim të veçantë. Bajrami ynë, ose kjo ditë feste, është dita më e bukur dhe më e gëzueshmja në traditën tonë muslimane.

Të respektuar vëllezër e motra!

Në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, urimin tonë, urimin e Kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, e përcjellim, në radhë të parë te muslimanët në Zvicër, te xhematet dhe familjet tona, pastaj te të gjithë ata muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet fqinje, për muslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për muslimanët në mbarë botën!

Lumturinë dhe gëzimin tonë le ta ndajmë edhe me të tjerët, me fqinjët dhe bashkëpunëtorët tanë! Le të bëhemi uratë dhe bekim për njëri-tjetrin në këto ditë festive bajrami! Mirësinë që e fituam në muajin e bekuar të Ramazanit le ta shpërndajmë me çdokënd që takohemi dhe me secilin që kontaktojmë.

Zoti ynë, begatoje gjendjen tonë, ashtu që të jetojmë në paqe dhe në dashuri!

Urime dhe me fat ju qoftë festa e Fitër – Bajramit!

Hfz. Mehas Alija

Kryetar i KMSHZ

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP