Most read

Konsumimi i sirupit prej kanabisi për çështje shëndetësore

Konsumimi i sirupit prej kanabisi për çështje shëndetësore

 Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut, përveç të Cilit nuk ka tjetër, bekimi dhe paqa qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tonë, Muhamedin s.a.v.s.

Komisioni për çështje fetare pranë Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, e shqyrtoi çështjen e ngritur me këtë pyetje, dhe del me qëndrimin vijues:

  1. Parimisht ndalohet përdorimi i mjeteve narkotike dhe dehëse në medikamente, ushqime dhe në prodhime tjera.
  2. Sasia e vogël në medikamente dhe ushqime, e cila tretet dhe e humb efektin gjatë përzierjes me substancat tjera, si dhe këtë përqindje e kërkon medicina si normë të domosdoshme për prodhimin e medikamentit përkatës, lejohet të përdoret dhe nuk konsiderohet e ndaluar për shkak se është tretur dhe nuk ka as efekt dehës dhe as narkotik.
  3. Nëse nuk ka alternativë tjetër për medikamentin përkatës, lejohet përdorimi i medikamenteve që përmbajnë  përqindje të lartë të lëndëve narkotike, vajit të Kanabisit dhe të ngjashme me dy kushte:
    a) Të jetë rekomanduar nga mjek (ë) kompetent (ë) të cilit (të cilëve) duhet ti bëhet me dije përkatësia fetare e pacientit, me qëllim që ta ketë parasysh më seriozisht medikamentin alternativ.
    b) Mos të shkaktojë dëme të tjera serioze dhe mos të ketë efekte anësore të dëmshme për pacientin.

E gjithë kjo mbështetet në rregullën (el-kaidetu-l-fikhijje) juridike: „Gjërat e domosdoshme i lejojnë gjërat e ndaluara”.

Hadithi se vera, gjegjesisht alkooli, është sëmundje e jo shërim, të cilin disa e marrin si referencë për ndalimin e këtij medikamenti, nga ne konsiderohet interpretim jo adekuat. Kjo për faktin se ky hadith, sipas shumë dijetarëve, të cilët i mbështesim edhe ne, ka të bëjë me përdorimin e verës dhe alkoolit në përgjithësi si pije, e jo me përdorimin e sasive të caktuara në përbërje të produkteve tjera, në veçanti në farmaci.

Allahu e di më së miri.

Komisioni për Çështje Fetare pranë Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP