Most read

T’i hedhësh fajin Fitër-bajramit për përhapjen e COVID -19 është sikur të bësh petlla me ujë

Hoxhë Nehat Ismaili

Zvicër, 16.07.2020

“Peshkimi në ujë të turbullt “ është një proverb i vjetër që lakohet ndër njerëz brez pas brezi. Ky proverb në një formë na jep të kuptojmë përpjekjen e disave për të krijuar mjegulla dhe pështjellim në mënyrë që të krijojnë ndasi midis njerëzve dhe për të vënë këtë në shërbim të vetvetes. Dihet që peshkimi në ujëra të turbullta nuk preferohet sepse peshkatari nuk arrin të peshkojë pos gjarpërinj e ndonjë bretkosë, thjesht është një manovrim dhe humbje kohe. Ky proverb më së miri materializon mjerimin tonë shpirtëror, etiko-moral e politik në trojet tona autoktone, me ç’rast figura të ndryshme publike, në paraqitjet e tyre publike kohë pas kohe lansojnë qëllimshëm idenë se faji për përhapjen e mëtejshme të COVID -19 na qenkan xhamitë, përkatësisht falja e namazit të Fitër-bajramit, ndonëse xhamitë janë vendet në të cilat janë zbatuar deri në maksimum të gjitha masat preventive, si distanca fizike, sexhadeja personale, marrja e abdesit në shtëpi, dezinfektimi, përdorimi i maskës dhe qëndrimi gjithsej 15 minuta brenda faltores apo xhamisë etj..që asnjë institucion nuk i ka aplikuar këto masa preventive në këtë mënyrë siç kanë vepruar besimtarët në xhami. Atëherë çfarë po ndodh dhe ku është karremi?!

Atdheu ynë karakterizohet me një shoqëri multikulturore, ajo  kaloi në një tranzicion bukur të gjatë sikur asnjë vend tjetër i rajonit. Ky vend karakterizohet me individ super inteligjent që janë të aftë të peshkojnë në ujëra të turbullt, pa përjashtim të përkatësisë etnike dhe religjioze. Të gjithë këta zotërojnë këtë aftësi “për të rrahur hekurin sa është i nxehtë” si dhe për të kthyer ujin në favor të tyre. Me fjalë tjera, janë në hap me kohën, përfitojnë nga çdo rast e situatë, madje edhe nga vdekja e të prekurve me COVID-19. Si duket të frymëzuar nga ish sistemi monist, kanë përvetësuar shumë metoda për të damkosur, njollosur dhe dëmtuar institucione dhe individ të caktuar, për të thelluar hendekun dhe përçarjen midis njerëzve. Janë të pamëshirshëm e të pashpirt, herë mbështeten në tirani e grupe kriminale të nëntokës që i kontrollojnë, e herë i mëshojnë pykës në kokë, kundër njerëzve të suksesshëm të ndershëm për të heshtur zërin e arsyes për qëllime të ngushta miskine politike, ideologjike dhe finansiare. S’do mend, që këta njerëz veprojnë me motive të ulëta, të pahijshme, mjafton të lexoni deklaratat e tyre dhe të shihni fytyrat e tyre që çdo gjë sillet rreth interesit të tyre të ngushtë dhe as që mërziten për të vdekurit nga COVID -19. Është për tu habitur se si nuk turpërohen që kësaj përhapje të mëtejshme të coronavirisit t’ia hedhin faljes së Fitër-bajramit, me çrast askund nuk janë zbatuar masat preventive siç janë zbatuar në xhami. Në ndërkohë, jo zyrtarisht flitet që më së shumti që i kontriboi rikthimit të sërishëm të COVID -19,  janë të pamet për të vdekurit në të cilat raste nuk janë rrespektuar as minimumi i standarteve preventive, gazmendet familjare, hapja e lokaleve dhe kafeneve edhe perskaj ndaleses e cila ishte ne fuqi, të gjitha këto lihen në harresë, minimizohet rreziku potencial i tyre dhe anashkalohen, por që theksi i vihet faljes së namazit të Fitër Bajramit. Si duket dikush dëshiron të përfitoj nga kjo situatë e mjegulluar ..

 Gjithmonë këta „peshkatar“ peshkojnë në ujëra të turbullt për të arritur qëllimin e tyre, për të mbuluar paaftësinë e tyre institucionale në menaxhimin e krizës me COVID-19 , fare nuk janë të sinqertë sepse në ndërgjegjen e tyre nuk ekziston pranimi i fajit dhe gabimit por vetëm ata janë të dijshëm dhe “ekspert për gjithçka” dhe gjithë të tjerët e kanë gabim dhe kurrë s’kanë të drejtë.

Sistemi i vlerave  të tyre ngritet mbi një sërë gënjeshtrash të njëpasnjëshme të ngritura mbi bazën e oportunizmit, egoizmit dhe interesit ideologjik, klanor dhe vetjak, pavarësisht kostos së lartë. Dihet botërisht që oportunisti i shikon njerëzit vetëm nga prizmi arritjes së  interesit të tij vetjak pa mos  i kushtuar vëmendje pasojave dhe dëmeve që shkatërrojnë shoqërinë, ngaqë ky lloj “peshkatari” nuk ndihet rehat nëse nuk i shqetëson të tjerët.

Ndaj, në kësi situate kjo është mundësia e artë për të shfrytëzuar rastin dhe mundësinë për të arritur qëllimet e tyre duke helmuar ajrin dhe përhapë të pavërteta në mënyrë që të ngopin instinktin e urrejtjes që kontrollon sëmundjen e tyre në shfrytëzimin e rasteve dhe përshtatjen e tyre për qëllimet e tyre ideologjike, politike dhe vetjake. Shkurt e shqip..urrejtje ndaj xhamisë por që të njëjtit patriotë nuk e drejtojnë gishtin ndaj bareve të natës, “shtëpive publike, sdi si është ruajtur distanca sociale !!” diskotekave, etj.

Imamët dhe institucionet fetare islame duhet të jenë më të guximshëm në demaskimin e këtyre oportunistëve, shpifjeve, kësaj propagande agresive, tendencioze dhe të qëllimshme dhe të mos heshtin, ngaqë heshtja në kësi situata do të thotë pranim i fajit dhe i mbanë përgjegjës për përhapjen e mëtejshme të coronavirusit. Nëse në kësi situata nuk reagohet zëshëm dhe fuqishëm dhe nuk mbrohen besimtarët dhe xhamitë atëherë humb vlerën edhe ekzistimi dhe funksionimi i institucioneve fetare islame.

Atëherë, kujt dhe për çfarë shërbejnë institucionet fetare islame?!

Sigurisht që jo vetëm për grumbullimin e sadakatul fitrit, kurbanëve dhe therjen e tyre!

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP