Most read

Agjërimi i të burgosurit dhe të zënurit peng

PYETJA:

Si do të veprojë me agjërimin i burgosuri apo i zënuri peng?

PËRGJIGJJA :

Agjërimi është privim nga epshet dhe ndalim nga gjërat që e prishin, si:haja, pija dhe kontakti seksual, me qëllim për t’u afruar te Allahu i Madhërishëm. Muslimani ka mundësi ta bëjë nijet agjërimin në çfardo gjendje që të jetë, bile edhe nëse është i burgosur apo i zënë peng, derisa janë realizuar dy konditat e agjërimit:ndalimi nga këto gjëra dhe nijeti.

Mirëpo, muslimani i cili është i burgosur apo i zënë peng, mund të mos ketë mundësi të agjërojë nëse ushqimi i jepet vetëm gjatë ditës dhe nuk i lejohet që ta prolongon ngrënien deri në mbrëmje. Në këtë rast, muslimani ka arsyetim të mos agjërojë, ngase Allahu nuk e ngarkon asnjë njeri përtej mundësive që ka dhe nuk e ka bërë fenë për t’ua vështirësuar njerëzve.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e kishte parë një person i cili kishte qenë duke udhëtuar, por kishte ra në gjendje të rëndë dhe njerëzit të cilët ishin përrreth tij, e lagnin me ujë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte pyetur për gjendjen e këtij personi, e ata i kishin thënë se është agjërues. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte thënë:”Nuk është prej bamirësisë agjërimi në udhëtim”, gjegjësisht nuk është bamirësi agjërimi në një udhëtim të këtillë të vështirë.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk pëlqeu të agjërohet në gjendje të tillë, e edhe më meritor është të mos pëlqehet agjërimi i atij që është i burgosur, apo i zënë peng te pala armike, nëse nuk i japin ushqim dhe pije në kohën e përshtatshme. Personi i këtillë ka mundësi të vdes nga uria.

Për këtë, muslimani, në këtë gjendje, duhet që mos mbajë agjërim, për shkak rrezikut serioz për jetën dhe shëndetin, siç vepron edhe i sëmuri. Kompenzimin e ditëve të paagjëruara do ta bëjë më vonë, kur t’ia mundësojë Allahu i Madhërishëm të lirohet dhe të del prej burgu, apo të përmirësohet gjendja e tij dhe të ndryshojë trajtimi i tij brenda në burg:<<Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju…>>.[1]

U përgjigj: Dr. Jusuf El-Kardavi

Përktheu nga arabishtja: Bashkim Aliu

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP