Most read

Harresa gjatë agjërimit

Pyetja:

Nëse kur jemi duke agjëruar me harresë hamë diçka, e pastaj na kujtohet dhe e lëmë, a duhet ta agjërojmë atë ditë, apo të vazhdojmë të hamë dhe ta kompenzojmë me një ditë tjetër?

PËRGJIGJA:

Nëse një person është duke agjëruar dhe harron se agjëron, dhe si rezultat i kësaj ha apo pi diçka, nuk duhet ta vazhdojë hajen.

Ai, menjëherë sa t’i kujtohet, duhet ta len ushqimin dhe ta vazhdojë agjërimin. Këtë ditë nuk ka nevojë ta kompensojë, ngase ka hëngër nga harresa e jo me qëllim.

I dërguari i Allahut s.a.v.s.ka thënë: ”Kush ha apo pi diçka me harresë kur agjëron, le ta plotësojë agjërimin sepse atë e ka ushqyer
dhe i ka dhënë të pijë Allahu i Madhërishëm (nga mëshira)”.

Nisur nga kjo, ai që ha dhe pi pas harresës, me pretekst se nuk i quhet ajo ditë, ka gabuar. Ajo ditë i quhet dhe ai duhet ta plotësojë
deri në iftar agjërimin. Nuk ka nevojë ta plotësojë atë ditë me një ditë tjetër, ngase haja apo pija është bërë me harresë.

Allahu e di më së miri.

Dr.Bashkim Aliu

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP