Most read

Porositë e larta të sures El-Huxhuratë

Hfz. Mehas Alija

Falënderimi i takon Zotit të botëve, salavatet dhe selamet i takojnë të Dërguarit të Tij, familjes, shokëve dhe gjithë atyre që e pasojnë për të mirë deri në ditën e gjykimit.

“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (El-Huxhuratë, 12).

Sureja El-Huxhurat është sureja 49 e Kur’anit, ka 18 ajete, dhe quhet ndryshe edhe si sureja e ahlakut dhe edebit.

Ka shumë arsye se pse sot u përcaktova të sjellë disa porosi nga kjo sure, por më kryesorja është se kjo sure i kushtohet thelbësisht rregullimit të raportove dhe lidhjeve midis njerëzve, si dhe paraqet modelin e një ahlaku të shëndosh shoqëror.

Gjendja sot në botë, por edhe në vendlindjet tona, tregon qartë për vuatjet që kanë njërëzit si pasojë e problemit të lajmit, gjuhës dhe të sëmundjeve të saj.
Xhami thehet lehtë dhe zhurma e tij mbaron shpejt, por ajo që ngel janë copëzat e tij, të cilat mund ta dëmtojnë atë që i prek.

E njëjta gjë ndodh edhe me fjalët që janë të rënda dhe ofenduese. Ato nga goja dalin shpejt dhe lehtë, por dhimbja që shkaktohet prej tyre, qëndron si plagë gjatë në zemër.

Prandaj, të flasim vetëm atë që është hajr dhe e dobishme.

Sureja El-Huxhuratë na sjellë disa porosi të arta, sa i përket asaj se si duhet të sillemi në jetë me të tjerët. Ato janë:
-Lajmin verifikojeni mirë!
-Të jeni vëllezër dhe të jetoni të pajtuar!
-Të jeni të drejtë!
-Mos e tallni njëri-tjetrin
-Mos e shpifni njëri-tjetrin
-Mos e fyeni njëri-tjetrin me llagape të ulëta!
-Largohuni prej dyshimeve të shumta!
-Mos spiunoni njëri-tjetrin!
-Mos e përfolni njëri-tjetrin!

I nderuari vëlla, e nderuara motër

Merri këto porosi dhe zbatoji në jetë. Mos i harro kurrë. Jo se unë i kam thënë, por janë porosi të arta që dalin nga libri i artë, Kur’ani famëlartë, të vendosura nga Allahu i Lartë. Këto janë porosi të gjalla, për njerëzit e gjallë.

Ne nuk jemi të obliguar që t’i bëjmë të lumtur të gjithë njerëzit, por jemi të obliguar që asnjë njëri të mos e ofendojmë, të mos e nënçmojmë apo ta përbuzim. Këtu nuk ka përjashtim.

Sureja Huxhurat, dëshiron të na kthej te natyrshmëria jonë, te ajo që na bënë të lumtur, te vetvetja jonë. Ne nuk themi sikur Albert Kamiu, i cili thotë se “njeriu është krijesa e vetme e cila refuzon të jetë ajo që është”, por themi se kush e njeh Zotin dhe jeton me parime e vlera të shëndosha në jetë, ai është dhe mbetet vetvetja.

(Hutbeja e xhumasë, 27.04.2017, e xhuma, El-Hidaje, St.Gallen, Zvicër)

Comments

be the first to comment on this article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Go to TOP