Namazi me xhemat, duke u renditur namazfalësit në distancë prej 1 metër larg nga njëri-tjetrit
PYETJA:
Pas përhapjes së virusit Korona (Covid 19), u publikua foto ku shihej falja e namazit me xhemat në disa xhami, me qëllim që mos të ndërpritet falja e namazit me xhemat, por kjo mënyrë e faljes me xhemat ishte jo e zakonshme. Në këto foto shihej se namazfalësit janë të radhitur në radhë-saff duke patur distancë nga njëri tjetri 1 metër apo më tepër. Kjo, me qëllim që t’i ikin infeksionit. Së këtejmi, pyesim se cili është qëndrimi i fesë ndaj kësaj forme të namazit me xhemat?
PËRGJIGJJA:
Në rrethana të këtilla, preferojmë që të ndërpriten namazet me xhemat nëpër xhami, por falja e namazeve, të bëhet në shtëpi. Namazi me xhemat është sunet i fortë (sunnetun muekkedetun), ndërkaq mbrojtja e shëndetit dhe jetës së njerëzve është obligim (farz), ashtu që nuk pranohet që një veprimi që në të Drejtën Islame ka statusin e sunetit (veprës jo të detyrueshme), t’i jepet përparësi ndaj asaj që ka statusin e obligimit (farz). Namazi, në formën e përshkruar, është komplikim i një çështje që Allahu i Madhërishëm e ka lehtësuar. Nga ana tjetër, kjo formë e faljes së namazit me xhemat, pra me distancë ndërmjet namazxhinjve në radhë-saf, është në kolizion me frymën e namazit me xhemat-kolektiv si dhe i shfuqizon argumentet fetare të cilat flasin urdhërojnë që gjatë faljes së namazit me xhemat, namazfalësit të afrohen dhe radhët të mbushen mirë, si dhe ndalojnë që një person i vetëm, nëse ka vend, të falet pas radhës-safit. Me këtë rast, na duhet të theksojmë se kjo formë e namazit me xhemat, nuk i mbron njerëzit nga infektimi, ngase ata përzihen mes vete gjatë hyrjes dhe daljes prej xhamie, po ashtu, bëjnë përkulen-bëjnë sexhde në të njejtin vend, si dhe i prekin dorëzat e derës kur hynë në xhami.
Kjo dhe xhamitë duhet të jenë simbol i zbatimit të ligjeve dhe vendimeve dhe mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së njerëzve, e jo e kundërta.
FETVAJA 7/30
Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime
Prej arabishtes: Bashkim Aliu
Comments