Most read

E vërteta e të qëndruarit në rrugën e drejtë

Hoxhë Azir Aziri*

Vëllezër të dashur, të gjithë njerëzit në botë e kërkojnë rrugën e drejt dhe çdo njëri mendon dhe beson se është në rrugë të drejtë dhe për atë rrugë ai mundohet dhe është i gatshëm gjithçka të flijon.

Logjika na thotë se e vërteta dhe e drejta janë një dhe nuk mundet të jenë dy gjëra të kundërta. Sikurse që nuk mundet të jenë të njëjta ngjyra e bardhë dhe ngjyra e zezë.

Pasi që rruga e drejtë dhe e vërtetë është vetëm një, logjikisht rruga e Atij i Cili na ka krijuar, udhëzuar e furnizuar, është e vetmja rrugë e drejtë.

Sikur që, shfrytëzuesi i një makine, aparati dhe mjeti nuk mund ta dijë atë më mirë se projektuesi dhe prodhuesi i saj.

All-llahu i Madhërishëm nga drejtësia e Tij ndaj çdo krijese, na ka treguar rrugën e drejtë duke na sqaruar dhe nxitur që ta ndjekim atë rrugë, Ai na porosit:

إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّـهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ ۖ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ نُزُلًا مِّنْ غَفُورٍ رَّحِيمٍ

“Vërtet atyre që thonë: “Zoti ynë është All-llahu” dhe pastaj qëndrojnë fort, tek ata do të ulen melekët (duke u thënë në kohën e marrjes së shpirtit): “Mos kini frikë, as mos u pikëlloni! Por merrni myzhden e përgëzimit me Xhennet i cili ju qe premtuar! Ne kemi qenë miqtë tuaj në këtë botë dhe jemi (të tillë) edhe në Jetën e Fundit. Atje ju do të keni gjithçka që do t’ju dëshirojë shpirti dhe për ju atje do të jetë çfarë të kërkoni. Kënaqësi nga (All-llahu) gjithnjë Falësi i Madh, Mëshirëploti”. [FUSSILET, 41: 30-32]

Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

قد أفلح من أخلص قلبَه للإيمان، وجعل قلبَه سليمًا، ولسانَه صادقًا، ونفسَه مطمئنةً، وخليقتَه مستقيمةً

Ka shpëtuar ai i cili e ka besimin e sinqertë në zemrën e tij, që e ka zemrën, gjuhën e drejtë, shpirtin e qetë dhe sjelljen e mirë. (Transmeton Imam Ahmedi)

Vëllezër të dashur! Rruga e drejtë është vetëm rruga e All-llahut, ajo është formula e drejtësisë, dhe ecja me të është ecje në rrugën e Pejgamberëve, të sinqertëve, dëshmorëve, të mirëve e të suksesshmëve në këtë botë dhe botën tjetër, sa shoqëri e mirë është ajo.

Disa përkufizime për rrugën e drejtë dhe të vërtetën e saj

Hasan El-Basriu thotë: Rrugë e drejtë është t’i zbatojmë urdhërat e All-llahut, ta respektojmë Atë dhe të largohemi nga mëkatet.

Një dijetar tjetër thotë: Rruga e drejtë është shkalla e arritjes së besimit të plotë, e arritja në këtë shkallë t’i siguron mirësitë dhe rendin e kësaj bote. Ai i cili nuk është në rrugën e drejtë, do t’i mungojë suksesi i mundit të tij.

Po ashtu për rrugën e drejtë dhe të vërtetën e saj, disa dijetarë thuan se ajo paraqet: Pendim nga punët e këqija dhe ndërprerja e tyre, punë pa mërzi, sinqeritet pa tradhti, bindje pa hamendje, dorëzim i plotë urdhrave dhe ndalesave të Tij, e ky nivel paraqet arritjen e shkallës së pastrimit.

Po ashtu rruga e drejtë është t’ia japish All-llahut të drejtat e tij, ndërsa krijesave të Tij të drejtat e tyre, të punosh, të fitosh, ta japësh zekatin dhe ta harxhosh në punë të mira, mos i bësh padrejtësi askujt dhe mos të lejosh të të bëhet padrejtësi. Në këtë mënyrë arrihet kënaqësia e Krijuesit të Madhërishëm dhe kënaqësia e krijesave
të Tij.

Vëllezër të dashur, All-llahu i Madhërishëm iu ka premtuar atyre që qëndrojnë në rrugën e Tij, se Ai do t’ju ndihmojë në këtë dhe në botën tjetër, do të kujdeset për punët e tyre, do t’ua realizojë shpresat e tyre, do t’ua plotësoj nevojat e tyre, do t’ua lehtësoi qëllimet e tyre, ata nuk do të ndjejnë frikë e as pikëllim, e as nuk do ti kap ndonjë e keqe, siç ju premton Krijuesi e Gjithësisë.

إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّـهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ أُولَـٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Padyshim se për ata që thonë: “Zoti ynë është All-llahu” dhe pastaj qëndrojnë të vendosur në këtë Besim të Pastër Islam, mu për këta nuk do të ketë aspak frikë dhe as nuk do të pikëllohen. ë këtillët do të jenë banorët e Kopshteve të Begatë për të banuar atje përherë si shpërblim për çfarë patën punuar.” [EL-AHKÂF, 13-14]

Vëllezër të dashur, nëse kjo është gjendja e atyre që qëndrojnë në fenë Zotit, dhe mirësitë që i presin ata në botën tjetër.

Çka mendoni tash kur ne shohim shumë njerëz të larguar nga rruga e Zotit dhe nuk janë në rrugë të drejtë, në zgjedhjen e çështjeve të jetës së tyre dhe ndjekin rrugë të shtrembëruara dhe pa sukses?

Çfarë mendoni për një numër të madh
nga ne që janë larguar nga respektimi i Mëshiruesit dhe është e orientuar në pasimin e shejtanit dhe egos dhe dëshirave të tij?

Çfarë mendoni kur disa nga ne e luftojnë Sunduesin e Gjithësisë duke i bërë Atij mëkat dhe duke i thyer urdhërat e Tij.

E pse e harrojmë paraqitjen e madhe për dhënien e llogaris para All-llahut, pse nuk kthehemi në rrugën e Zotit, a nuk e shohim se me gjithë këto të mira përsëri nuk jemi të lumtur dhe krenarë.

وَأَن لَّوِ اسْتَقَامُوا عَلَى الطَّرِيقَةِ لَأَسْقَيْنَاهُم مَّاءً غَدَقًا لِّنَفْتِنَهُمْ فِيهِ ۚ وَمَن يُعْرِضْ عَن ذِكْرِ رَبِّهِ يَسْلُكْهُ عَذَابًا صَعَدًا

“Sikur ata ta kishin besuar All-llahun dhe të kishin qëndruar në Rrugën e Drejtë, Ne padyshim që do të kishim derdhur mbi ta ujë (shi) me bollëk. Që Ne të mund t’i provonim ata me të. Dhe kushdo që ikën prej Përkujtuesit të Zotit të tij (prej Kur’anit dhe nuk e zbaton atë), Ai do ta bëjë atë të hyjë në ndëshkim të ashpër (në Xhehenem).“ [EL-XHINN: 16-17]

وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَىٰ آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِم بَرَكَاتٍ مِّنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ وَلَـٰكِن كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُم بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ

“Ndërsa po të kishin besuar popujt e këtyre vendeve dhe të ishin bërë të përkushtuar (ndaj All-llahut duke e pasur frikë Atë), padyshim që Ne do të kishim hapur për ta mirësitë nga qielli dhe nga toka, por në të vërtetë ata i mohuan (të Dërguarit Tanë dhe të Vërtetën), kështu që Ne i morëm ata (me ndëshkim) për atë çfarë ata vetë fituan (politeizmin, krimet etj).”
[EL-A‘RÂF: 96]

أَأَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاءِ أَن يَخْسِفَ بِكُمُ الْأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ أَمْ أَمِنتُم مَّن فِي السَّمَاءِ أَن يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ وَلَقَدْ كَذَّبَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَى الطَّيْرِ فَوْقَهُمْ صَافَّاتٍ وَيَقْبِضْنَ ۚ مَا يُمْسِكُهُنَّ إِلَّا الرَّحْمَـٰنُ ۚ إِنَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ بَصِيرٌ أَمَّنْ هَـٰذَا الَّذِي هُوَ جُندٌ لَّكُمْ يَنصُرُكُم مِّن دُونِ الرَّحْمَـٰنِ ۚ إِنِ الْكَافِرُونَ إِلَّا فِي غُرُورٍ أَمَّنْ هَـٰذَا الَّذِي يَرْزُقُكُمْ إِنْ أَمْسَكَ رِزْقَهُ ۚ بَل لَّجُّوا فِي عُتُوٍّ وَنُفُورٍ أَفَمَن يَمْشِي مُكِبًّا عَلَىٰ وَجْهِهِ أَهْدَىٰ أَمَّن يَمْشِي سَوِيًّا عَلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ قُلْ هُوَ الَّذِي أَنشَأَكُمْ وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۖ قَلِيلًا مَّا تَشْكُرُونَ قُلْ هُوَ الَّذِي ذَرَأَكُمْ فِي الْأَرْضِ وَإِلَيْهِ تُحْشَرُونَ

A mos keni garancë se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do t’iu fusë në tokë, kur ajo të fillojë të dridhet? Ose, a keni garancë se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do të lëshojë mbi ju furtunë me gurë? Atëherë do ta merrni vesh si është qortuesi! Patën mohuar edhe përpara atyre, po çfarë ishte dënimi im se! A nuk i shohin ata zogjtë përmbi krye në radhë se si i hapin dhe i pallojnë krahët! Ata nuk i mban askush përveç i Gjithëmëshirshmit, Ai njëmend e sheh mirë çdo send. Ose, kush është ai i cili do të jetë ushtria juaj që t’ju ndihmojë, përveç të Gjithëmëshirshmit? Vetëm se mosbesimtarët janë të mashtruar. Ose, kush është ai që do t’iu ushqejë, nëse ai e ndal furnizimin e vet? Mirëpo, ata janë këmbëngulës në arrogancë e mendjemadhësi. A është në rrugë më të drejtë ai i cili ecë me fytyrë rrëshqanas apo ai i cili ecë drejt (vertikalisht) rrugës së drejtë? Thuaj: “Ai është i cili u ka krijuar në fillim, u pajisë me të dëgjuar, të parë dhe mendje, por ju jeni pak mirënjohës”. Thuaj: “a është i cili ju ka shpërndarë nëpër tokë dhe te Ai do të mblidheni”.
[EL-MULK:16-24]

*Imam në xhaminë Ikre në Thun

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

Go to TOP