Most read

Bashkësia Islame e Regensdorfit shënon 20 vjetorin

Bashkësia Islame e Regensdorfit përgatitet për festimin e Jubeliumit të 20-të të themelimit të kësaj Qendre Islame, dhe këtij Jubeliumi i parapriu një aktivitet i organizuar më 7 mars 2018 enkas për institucionet vendore si dhe për të gjithë të interesuarit për të vizituar xhaminë nga jo muslimanët. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti dhe ju dëshiroj mirëseardhje në emër të kryesisë së xhamisë, moderatorja Megjide Zymberi që njëherit bëri edhe prezantimin e programit. Imami i xhamisë mr. Ferit Zeqiri në fjalën e tij ndër të tjera tha: “Regensdorfi jo vetëm si një ndër Komunat më të zhvilluara industrialisht nga 169 Komunat e Kanton Cirikut, por është edhe një ndër Komunat multifetare, multinacionale dhe multikulturore, pasi që në të jetojnë 34.3 % të huaj të nacionaliteteve dhe religjioneve të ndryshme. Në Regensdorf jetojnë rreth 350 familje shqiptare”. “ Xhamia krahas asaj që është një faltore, në të njejtën kohë është edhe një institucion kulturorë, humanitarë dhe arsimor”. ” Integrimi është një ndër prioritetet tona, por integrimin nuk e shohim si rrugë një kahësh, por rrugë me dy kahje, që do të thotë të dyja palët duhet të afrohen, të dyja palët duhet të bashkëpunojnë, dhe prezenca juaj sot këtu me ne, është dëshmia më e mirë për këtë”.

Më pas Rrahman Xhambazi bëri një prezantim të rrugëtimit njëzet vjeçar të xhamisë, duke përfshi historikun prej themelimit të saj që nga data 28 mars 1998 e deri më sot, zhvillimin, aktivitetet, mirëmbajtjen, bashkëpunimin me institucionet vendore si Komuna, Kishat, zyrat për integrim, ndihmat për rrefugjatët etj. Programi vazhdoi me një valle shqiptare të përgatitur nga një grup vajzash që ndjekin mësim besimin te xhamia.

Nuk munguan falenderimet dhe fjalët miradije për ftesën, zemërgjërsinë dhe mikëpritjen që treguan nikoqirët, gjatë fjalimeve që bënë përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme. Në këtë eveniment ishin të pranishëm kryetarët dhe përfaqësues tjerë të Kishës Reformiste si dhe asaj Romako-Katolike, përfaqësues të policisë, zyrës për integrin nga Komuna e Regensdorfit dhe nga Kantoni i Cirikut, përfaqësuesi i Organizatës (Ombrell) Islamike për Kanton Cirik (VIOZ), kryetari i ndërmarrjes Uniton AG, si dhe nga organizata për përkujdesjen e rrefugjatëve “gmeiNüzig”, si dhe personalitete dhe musafirë të tjerë. Programi u përcoll edhe nga gazetarë të Furttaler dhe Zürcher Unterländer.

Në shenjë respekti për bashkëpunimin reciprok ndër vite, në emër të xhamisë, kryetari h. Mevludin Ashiku bëri ndarjen e mirënjohjeve për të gjitha institucionet. Programi vazhdoi me faljen e namazit të ikindisë dhe përfundoi me Apéro.

 

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP