Most read

Kryetari i UBISHZ vizitoi xhaminë “Sabër” në qytetin e Winterthurit

Në mesditën e ditës së hënës, 19.02.2018, kryetari i UBISHZ-së, hfz. Mehas Alija, vizitoi xhaminë „Sabër“ në qytetin e Wintherthurit.

Pas faljes së namazit të drekës, Mehas ef. Alija, iu drejtua xhematit edhe me një ligjëratë, ku foli rreth nevojës së madhe për të kuptuar më mirë personalitetin dhe përmasën tejhistorike të Muhammedit a.s.

„Muhammedi a.s. si person fizik ka ndërruar jetë që moti, por si personalitet metafizik, ai vazhdon të jetë aktual për ne si muslimanë, por edhe për tërë botën“, ishte porosia qendrore e kreut të UBISHZ-së.

Pas përfundimi të ligjëratës, në kafiterinë e xhamisë, të pranishmit patën rast të dëgjojnë, gjithashtu, dy-tre fjalë rreth formimit të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, për strukturën, si dhe për projektet e tij.

Në fund, në emër të kryesisë dhe të xhematit, kryetari i xhamisë, Fisnik Dauti, falënderoi kreun e UBISHZ-së për vizitën e bërë, duke ngel me shpresë për një bashkëpunim sa më të mirë të ndërsjellë.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP