Most read

Tribunë fetare në xhaminë shqiptare të Reinach-ut

Të shtunën në mbrëmje, 10.03.2018, në xhaminë shqiptare të Reinach-ut u mbajtë Tribuna fetare kushtuar Muhammedit a.s.

Në këtë Tribunë, me ftesë të kryesisë së xhamisë, mori pjesë edhe kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare (UBISHZ), hfz. Mehas Alija, i cili ishte i ftuar edhe në cilësinë e ligjëruesit të Tribunës. Ai ligjëroi rreth temës „Muhammedi a.s., jeta që vazhdon“, ku, ndër të tjerash, u fokusua në dy pika kryesore: si të bëhet integrimi i Muhammedit a.s. në bashkësinë muslimane dhe integrimi i muslimanëve në bashkësitë e tjera, duke e pasur si model edhe Muhammedin a.s.

Në këtë Tribunë, i ftuar ishte edhe imami tjetër nga radhët e kryesisë së UBISHZ-së, imami i xhamisë së Schëamendigenit, Fahredin ef. Bunjaku. Ligjërata e tij u fokusua në personalitetin e Muhammedit a.s., dhe në raportet e tij të mrekullueshme me muslimanët dhe jomuslimanët.

Mysafiri tjetër, i ftuar gjithashtu për në Tribunë, ishte edhe Fadil Hasani, i cili u paraqit përpara xhematit me disa ilahi të bukura.

Kryetari i UBISHZ-së, Mehas ef. Alija, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje, kryetarit dhe imamit të xhamisë, u dhuroi edhe nga një libër të autorit, Jusuf Zimeri, me tituj “Pyetje dhe përgjigje islame”.

Në fund, imami i xhamisë, Halil ef. Ademi, falënderoi mysafirët dhe të pranishmit për përkrahje të aktivitetit, duke ftuar xhematin më pas që të kalojnë edhe disa çaste në kafiterinë e xhamisë, ku patën mundësi të shijojnë ëmbëlsirat tradicionale shqiptare.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP