Most read

REKOMANDIME PËR MUSLIMANËT E EVROPËS NË VIGJILJË TË RAMAZANIT

Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime, në vigjiljë të muajit të Ramazanit, u rekomandon muslimanëve në Evropë, si vijon:

1-Të shfrytëzojnë muajin e Ramazanit në adhurim, pastrim shpirti, si dhe t’i drejtohen Allahut të Madhërishëm sa më tepër me lutje dhe përgjërim që ta largojë sa më shpejtë këtë pandemi dhe sprovë nga e gjithë bota, ngase caktimin e zbraps vetëm lutja.

2-T’u përmbahen vendimeve të autoriteteve kompetente të cilat ndalojnë tubimet dhe vizitat e ndërsjella, si dhe të ndërmarrin masat e parandalimit dhe mbrojtjes nga virusi Covid-19, me qëllim që ta evitojnë rrezikun e infektimit me Covid-19 për vete dhe për tjerët.

3-Le ta shfrytëzojnë muajin e Ramazanit si një mundësi për ta lexuar, mësuar, medituar, diskutuar dhe praktikuar Kur’anin së bashku me familjen.

4-Le të mundohen që fëmijët e tyre ta përjetojnë gëzimin e Ramazanit dhe Bajramit duke i zbukuruar shtëpitë, duke organizuar kuize, duke komunikuar me farefisin si dhe duke u argëtuar në mënyrë të lejuar fetarisht dhe të sigurtë për shëndetin.

5-Të mos bëjnë harxhime në ushqim, por le t’i kursejnë mjetet e tyre financiare për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të njerëzve të varfër, nevojtarëve dhe atyre që nuk mund ta sigurojnë kafshatën e gojës, në veçanti në këtë vit, kur nevojat e skamnorëve janë shtuar, le të vazhdojnë t’u ndihmojë nevojtarëve për iftar në Ramazan, duke iu përmbajtur masave mbrojtëse nga virusi Covid-19.

6-Le të vijojnë me iniciativa për mbështetjen e spitaleve dhe shtëpive të pleqve, me çka ata solidarizohen me personelin mjekësor. Këto iniciativa janë mishërim i konstruktivitetit dhe përgjegjësisë qytetare.

7-Imamët dhe predikuesit  le të mundohen maksimalisht ta shfrytëzojnë Ramazanin që të ndikojnë në ngritjen shpirtërore dhe kulturore të njerëzve, si dhe sa të munden le të kordinohen mes veti për programet që emitohen përmes rrjeteve sociale, me qëllim që mos bie interesi i njerëzve për këto programe për shkak numrit të madh dhe kohëve të njejta të emitimit.

8-Bashkëshortët le t’u ndihmojnë bashkëshorteve në shtëpi, si dhe le t’i ndihmojnë që edhe ato të mund ta shfrytëzojnë muajin e Ramazanit në adhurim dhe afrim tek Allahu. I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka qenë në shërbim të familjes së vet.

9-KEFGJ u rekomandon muslimanëve në Perëndim, në veçanti atyre që kanë të afërm të besimeve tjera, si: prindërit, bashkëshorten, etj., të lënë testament të shkruar që ceremonia e tyre mortore, në rast të vdekjes, të zhvillohet sipas mësimeve islame dhe të varrosen në varreza të muslimanëve. Ata duhet që këtë testament ta verifikojnë në institucione kompetente, me qëllim që mos varrosen në varresa të pjestarëve të besimeve tjera, mos të digjet kufoma e tyre, si dhe mos ndalohet falja e namazit të xhenazes së tyre.

Prej arabishtes: Bashkim Aliu

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP