Most read

Në Rebstein të Zvicrës diplomoi gjenerata e tretë e nxënësve të Mektebit

Në një atmosferë të bukur besimi, mbrëmjen e së shtunës, më 24 mars 2018, në sallën e sportit në Marbach-Zvicër, diplomoi me sukses gjenerata e tretë e nxënësve të xhamisë „Al-Shems“, të cilët e kanë ndjekur mësimin islam 4 vjeçar pranë imamit të xhamisë, Enes ef. Koshi. Me këtë rast, u bë edhe ceremonia e duasë se Hatmes. Krahas nxënësve, u bë duaja e hatmesë edhe për 8 burra nga mesi i xhematit që kishin përfunduar leximin e Kur’ani Kerimit.

Në këtë manifestim, përveç një numri të madh të besimtarëve, burra e gra, familjarë e mysafirë, morën pjesë edhe kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare të Zvicrës, hfz. Mehas Alija; kryetari i organizatës islamike për Zvicrën lindore e njohur si „DIGO“, njëkohësisht imam në qytetin e Wil-it, Mr. Bekim ef. Alimi; si dhe imamë e hoxhallarë të xhamive shqiptare përreth së bashku me kryesitë dhe xhematet e tyre.

Ceremoninë e hapi imami dhe mualimi i xhamisë, Enes ef. Koshi, i cili pas falënderimit ndaj Zotit dhe dërgimit salavate krijesës më të nderuar, hz. Muhammedit a.s., përshëndeti të pranishmit dhe bëri prezantimin e programit.

Programi u begatua me përgatitjet e nxënësve, të cilët me paraqitjet e tyre freskuan dhe kënaqën të pranishmit. Në fund të programit, pas këndimit të sureve të fundit të Kur’anit nga ana e nxënësve u bë edhe duaja e Hatmesë nga imami i nderuar, Bekim ef. Alimi.

Më pastaj, imami së bashku me kryetarin e xhamisë, z. Fatmir Salihu, bën shpërndarjen e diplomave dhe dhuratave për nxënësit dhe hatmelinjtë të përgatitura nga xhamia „Al-Shems“.

Gjithashtu, z. Salihu, shprehu falënderim ndaj të gjithë atyre që kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti, ku dhe shprehi mirënjohje ndaj imamit dhe prindërve të cilët nuk kanë kursyer kohën dhe mundin e tyre për një organizim të tillë. Në emër të kryesisë dhe xhematit, kryetari i dhuroi imamit një hedije për përgatitjen e talebeve gjatë katër viteve pranë mektebit të xhamisë.

Në vijim, në emër të prindërve të nxënësve, këtë tubim e përshëndeti haxhi Rami Nevzati, i cili në shenjë mirënjohjeje për punën e imamit, i dhuroi atij një dhuratë nga ana e prindërve.

Fjalë përshëndetëse pati kryetari i Digos, Mr. Bekim Alimi, kurse fjalimin e rastit e mbajti kryetari i UBISHZ-ës hfz. Mehas Alija, njëherit edhe imam në xhaminë e St.Gallenit. Kryetarët pasi uruan dhe vlerësuan pëgatitjet e nxënësve, çmuan lart edhe angazhimin e mualimit të tyre, Enes efendiut, duke ju lutur Zotit që atë dhe të gjithë ata që kontribuojnë në ngritjen e fjalës së Zotit t’i shpërblejë me të mirat Tij. Nxënësit u nderuan edhe me nga një dhuratë modeste nga organizata Digo, të cilat ua shpërndau kryetari i saj, Bekim ef. Alimi.

Nxënësit që diplomuan dhe kryen Hatmen ishin:

1.Diellza (Burhan) Memeti, fsh. Raincë – Preshevë
2.Legjenda (Burhan) Memeti, fsh, Raincë – Preshevë
3.Flutra (Zejush) Ibrahimi, fsh, Rahovicë – Preshevë
4.Fatbardha (Zejush) Ibrahimi, fsh, Rahovicë – Preshevë
5.Lejla (Xhezmi) Bexheti, fsh, Negotinë – Gostivar
6.Alejna (Nasuf) Jusufi, fsh, Miratoc – Preshevë
7.Alejna (Ibrahim) Emini – Kumanovë
8.Medina (Vildan) Rexhepi – Kumanovë
9.Sara (Sabedin) Kamberi, fsh, Bushtran – Preshevë
10.Sarah (Valbon) Rexhepi – Kumanovë
11.Suraja (Valbon) Rexhepi – Kumanovë
12.Remzi (Sadat) Ilazi, fsh, Raincë – Preshevë
13.Rilind (Sadat) Ilazi, fsh, Raincë – Preshevë
14.Ajet (Sedat) Raimi, fsh, Lluqan – Bujanovc
15.Nazim (Rami) Nevzati, fsh, Vaksincë – Kumanovë
16.Arsim (Rami) Nevzati, fsh, Vaksincë – Kumanovë
17.Agan (Latif) Fazliu, fsh, Corroticë – Preshevë
18.Enis (Qenan) Jusufi – Kumanovë
19.Elmedin (Sabedin) Kamberi, fsh, Bushtran – Preshevë
20.Aldin (Shenur) Jusufi, fsh, Miratoc – Preshevë
21.Alban (Nasuf) Jusufi, fsh, Miratoc – Preshevë
22.Enis (Vildan) Rexhepi – Kumanovë

Kurse ata që kryen Hatmen nga xhemati ishin:

1.Haxhi Sadullah Ibrahimi, fsh, Rahovicë – Preshevë
2.Rami Nevzati, fsh, Vaksincë – Kumanovë
3.Latif Fazliu, fsh, Coroticë – Preshevë
4.Haxhi Selajdin Dalipi, fsh, Geraj – Preshevë
5.Haxhi Safet Jakupi, fsh. Vrapçisht – Gostivar
6.Selman Asllani, Kumanovë
7.Zejush Ibrahimi, fsh, Rahovicë – Preshevë dhe
8.Shaban Memishi fsh, Geraj – Preshevë

Në fund, pjesëmarrësit patën mundësinë të shërbehen me ushqime, pije dhe ëmbëlsira, të përgatitura nga prindërit e nxënësve me rastin e këtij manifestimi dhe këtij gëzimi të shënuar.

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP