Most read

UBISHZ: Për hajr nata e bekuar e Regaibit

Kryesia e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër bënë të ditur dhe njofton xhematet shqiptare në Zvicër dhe mbarë besimtarët se Nata e Regaibit, e njohur tek ne si Nata e dëshirave, fillon sonte, me datë 22 mars 2018, me faljen e namazit të akshamit. Kjo natë përkon me natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep.

Lejletu-r-regaib është një natë prej netëve të zgjedhura të kalendarit islam, kurse sipas mësimeve islame, paraqet mëshirën e Allahut ndaj njerëzimit.

Në këtë natë preferohet të shtohet ibadeti, namazi nafile i natës, sadaka të ndryshme, lutje të shumta, pendimi, agjërimi vullnetar, leximi i Kuranit etj. Është mirë të bëhet ibadet sipas mundësisë pa e ngarkuar veten. Sidomos për njeriun e sodit, ku nga dinamizmi i jetës, ai ka humbur orientimin dhe baraspeshën fetare midis materiales dhe shpirtërore, duaja është një mjet shumë i nevojshëm për të, për familjen e tij dhe për shoqërinë.

Le të jetë kjo natë për hajr për të gjithë ne dhe takofshim edhe shumë net të tjera të mira në adhurim dhe përkushtim ndaj Allahut xh.sh.

Allahu ynë na faltë neve dhe të gjithë besimtarët anë e kënd botës!

Muhamedi a.s. në një hadith ka thënë:
“O Allah, na beko në rexheb dhe shaban, dhe na mundëso ta presim muajin ramazan!“

Kryesia e UBISHZ

 

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP