Agjërimi në kohë provimesh
Pyetja:
Nëse agjërimi bie në kohën e provimeve, kur dita është e gjatë 18 apo 20 orë, a lejohet të mos agjërohet?
Përgjigjja:
Muslimani duhet të ngrihet në syfir dhe ta bëjë nijet agjërimin. Nëse mund ta plotësojë gjatë ditës, kjo është mirësi e All-llahut, e nëse has në pengesa të mëdha, atëherë le të han dhe le ta kompenzojë këtë ditë më vonë. All-llahu xh.sh. ajetin ku e obligon agjërimin e mbaron me fjalët: „Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.“
U përgjigj: Dr.Jusuf el-Kardavi
Përktheu nga arabishtja: Bashkim Aliu
Comments