Most read

Kryesia e UBISHZ-së mori pjesë në iftarin e shtruar nga DIGO në Frauenfeld

Mbrëmë në xhaminë shqiptare „Mesxhidi-Nur“ në Frauenfeld u organizua një iftar prej organizatës islame multinacionale të pjesës lindore të Zvicrës, DIGO, në të cilin merrnin pjesë personalitete të ndryshme të jetës fetare dhe kulturore në vend, si dhe kryesues të xhamive anëtare të DIGO-s, të cilët në një pjesë të madhe kishin ardhur me imamët e tyre.

Në këtë mbrëmje, prezentë ishte edhe kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, hfz. Mehas ef. Alija, i cili ishte i shoqëruar edhe me anëtarë të tjerë të kryesisë së UBISHZ-së dhe të xhamisë El-Hidaje në St. Gallen.

Në këtë mbrëje, kryetari i UBISHZ-së, mbajti dersin para namazit të taravisë. Me këtë rast ai shprehu urimet e tij dhe të kryesisë së UBISHZ-së për muajin e shenjtë të ramazanit, ndërsa ligjëroi në lidhje me kuptimet e “ikresë” islame, vlerës së dijes dhe rreth asaj se a ka përputhshmëri midis fesë dhe shkëncës.

Ajo që i jepte karakter edhe më të veçantë mbrëmjes, ishte prezenca e madhe e imamëve që kishin ardhur mysafirë. Ata të gjithë falën nga një pjesë nga namazi i jacisë, taravisë dhe vitrit.

Në fund imami i xhamisë, Sami ef. Misimi, falënderoi kryetarin e DIGO-s, Bekim ef. Alimin, për iftarin e organizuar, kryetarin e UBISHZ-së, Mehas ef. Alijun, për dersin e mbajtur, si dhe imamët që drejtuan faljen e namazait, Enes ef. Koshin, Sabaatin ef. Nuhiun, Zijad ef. Zuzo dhe Irfan ef. Musliun.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP