Most read

REAGIM me rastin e sulmit terrorist në Vjenë

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër është i tmerruar nga vala e re e sulmeve terroriste dhe përplasjeve të dhunshme në Evropë, sidomos me sulmin e fundit që ndodhi mbrëmë në qytetin e Vjenës në Austri.

KMSHZ dënon ashpër dhunën dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm, sulmet ndaj objekteve fetare dhe institucioneve të tjera kulturore e nacionale. Ngushëllojmë dhe bashkëndjejmë dhimbjen me qytetarët dhe familjarët e të vrarëve në qytetin e Vjenës, lutemi për viktimat, si dhe bëjmë apel deri te komuniteti muslimanë që të bashkërendojë ndihmën dhe përkrahjen me institucionet shtetërore në parandalimin e dhunës, të kontribuojë më shumë në qetësimin e situatës dhe në forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit ndërqytetar dhe ndëreligjios.

Terrorizmi nuk mund të lidhet me asnjë fe, nacionalitet apo shtet. Ai është vetëm entiteti i njerëzve pa kredibilitet, frikacakëve dhe të paditurve, njerëz të cilët dinë më shumë të vrasin dhe të dhunojnë njerëz të pafajshëm.

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër u bënë thirrje të gjithë faktorëve relevantë në shoqëri, në veçanti atyre që ushtrojnë pozita të rëndësishme fetare e politike, që të tregojnë kujdes maksimal në ruajtjen e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në shoqëri dhe të mos lënë hapësirë që prononcimet e veprimet e tyre të prodhojnë efekte negative në sferën e marrëdhënieve ndërfetare, ndërnacionale dhe ndërshtetërore.

Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP