Most read

Prej nesër futemi në Tre muajt e bekuar, kurse më 27 shkurt është nata e Regaibit

Sipas kalenderit tonë, të përgatitur nga Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, hyrja e tre muajve të dalluar fillon nesër, gjegjësisht më 25 shkurt 2020, kurse nata e Regaibit është të enjten më 27 shkurt.

Lejletu-r-regaib është një prej netëve të dalluara, ndërsa sipas mësimve dhe traditës fetare, paraqet pohimin e mëshirës hyjnore ndaj njeriut.

Në popull kjo natë njihet si Nata e dëshirave, kurse manifestohet duke shtuar lutjet, këndimin e mevludit dhe veprime të tjera të dëshiruara nga All-llahu xh.sh.

Nuk ka dyshim se njeriut bashkëkohor i nevojitët më së shumti duaja dhe lutja, sidomos kur kemi parasysh dinamizmin e jetës, ku shpesh njeriu humb orientimin dhe ekuilibrin islam ndërmjet shpirtërores dhe materiales.

Sipas kalendarit islam, nata Lejletu-r-regaib, Lejletu-l-mi’raxh, Lejletu-l-berat dhe Lejletu-l-kadr, janë netë të dalluara dhe të veçuara në krahasim me netët e tjera të vitit. Andaj, në këto raste shtohet më tepër ibadeti, namazi vullnetar dhe këndimi i Kur’anit.

Myzhdeja më e mirë për ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit janë netët dhe ditët e muajve rexhep dhe shaban.

Për hajr dhe e mbërifshim ramazanin shëndosh e mirë, inshallah!

DAIGS.ch

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP