Most read

Kryetari i UBISHZ-së vizitoi xhaminë shqiptare në Diessenhofen

Të shtunën në mbrëmje, më 16.03.2019, kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), hfz. Mehas Alija, i shoqëruar nga nënkryetari i kuvendit të UBISHZ-së, H. Ylber Shahini, vizituan xhaminë shqiptare En-Nur në qytetin e Dissenhofen-it.

Pas faljes së namazit jacisë, Mehas ef. Alija, iu drejtua xhematit edhe me një ligjeratë, ku foli rreth nevojës së madhe për të bërë vepra të mira dhe të drejta, si dhe për t’i nxjerr ato si prioritete të bashkësisë.

Pas përfundimi të ligjëratës, në kafiterinë e xhamisë, të pranishmit patën rast të dëgjojnë, gjithashtu, dy-tre fjalë rreth formimit të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, për strukturën, si dhe për projektet e tij.

Në fund, në emër të kryesisë dhe të xhematit, kryetari i xhamisë, Qerim Kasami, falënderoi kreun e UBISHZ-së për vizitën e bërë, duke ngel me shpresë për një bashkëpunim sa më të mirë të ndërsjellë.

Përndryshe, xhamia shqiptare En-Nur në Diessenhofe është njëra nga xhamitë e reja që është anëtarësuar në UBISHZ.

Comments

be the first to comment on this article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Go to TOP