Most read

Kreuzlingen: Turnir tradicional i futbollit në Sallë

Më 2 dhe 3 shkurt 2019, Xhamia shqiptare „Hëna e re“ në Kreuzlingen organizoi turnirin tanimë tradicional të futbollit në sallë.

Turniri organizohet në dy kategori: për fëmijë dhe për të rritur si dhe është i hapur për të gjithë pa marrë parasysh prejardhjen fetare, kombëtare e gjinore nga mbarë Zvicra Lindore.

Në turnirin e sivjetëm morën pjesë 6 ekipe fëmijësh të moshës 9-10 dhe 11-12 vjeçe nga Kreuzlingeni si dhe nga xhamia e Salmsachut dhe e Rorschachut.

Tri vendet e para në kategorinë e femijëve i zunë:

1. Ausländer nga Kreuzlingeni
2. Fortnitegänger nga Kreuzlingeni, dhe
3. Xhamia e Salmsachut

Ndërsa nga 24 ekipet e të rriturve tri vendet e para i zunë ekipet:

1. Paris nga Kreuzlingeni
2. Pirin CH nga Cyrihu, dhe
3. Zitronebiss nga Kreuzlingeni

I falënderojmë të gjitha ekipet për pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir, i cili për synim final të tijin ka integrimin dhe afrimin e të rinjve me njëri-tjetrin; i falënderojmë për lojërat fair që i kanë luajtur si dhe për ruajtjen e qetësisë e miqësisë së ndërsjellë.

Një falënderim të veçantë ua kemi borxh edhe xhamive përreth nesh, të cilat gjithnjë na kanë mbështetur duke marrë pjesë me nga një ose dy ekipe në emër të xhamive të tyre. Ndër këto veçojmë xhaminë e Salmsachut, të Rorschachut, të Wilit dhe të Diessenhofenit.

Urime të gjithë fituesve dhe mbetshi mirë deri në vitin e ardhshëm, inshallah.

Në vijim mund t’i shikoni disa fotografi nga grupet fituese të turnirit:

 

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP