Most read

Doli nga shtypi libri: „Ekstremizmi në emër të Islamit“

Në vitet e kaluara, sidomos midis viteve 2014-16, u intensifikua tej mase dukuria e ikjes së shumë të rinjve muslimanë nga vendet evropiane për t’iu bashkëngjitur radhëve të organizatave terroriste në Siri e Irak, të cilat pretendonin se po krijonin shtetin islam, “parajsën e humbur” dhe shumë të dëshiruar. Kështu, për shembull, sipas të dhënave të Shërbimit Informativ Federal (NDB) të Zvicrës, deri më tani janë regjistruar gjithsej 93 raste të këtilla. Ndër këta persona, një duzinë janë gra, kurse më shumë se 20 djem e vajza janë nën moshën dymbëdhjetë vjeçe. Nga këto raste, 78 janë nisur për në Siri dhe Irak, 15 për në Somali, Afganistan dhe Pakistan dhe një person për në Filipine, të gjithë me qëllim të angazhimit në aktivitete xhihadiste. 32 nga këta 93 persona tanimë kanë vdekur (26 raste të konfirmuara). Numri i atyre që janë kthyer sërish në Zvicër sillet te 16, prej të cilëve 13 janë të konfirmuar. Nga këta 93 persona, 31 prej tyre kanë nënshtetësinë zvicerane, ndërsa 19 prej tyre kanë dyshtetësi. Të dhëna të tjera rreth identitetit, moshës, gjinisë, nacionalitetit ose vendbanimit të tyre Shërbimi Informativ nuk vë në dispozicion. Mirëpo, nga rastet e mëhershme, ne kemi mundur të kuptojmë se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë me origjinë nga Ballkani, respektivisht i lartë është edhe numri i shqiptarëve. Ajo çka nuk mund të mohohet assesi, është fakti se të gjithë këta janë të rinj që i përkasin fesë islame, qofshin me origjinë familjare islame, qofshin edhe të konvertuar. Pra, janë bijat dhe bijtë tanë muslimanë, që dikush dhe disa rrethana të caktuara i kanë shtyrë ata ta ndërmarrin një hap të këtillë.

Informata shtesë rreth librit mund të lexoni këtu.

Ndërkaq librin do të mund ta bleni nëpër xhamitë shqiptare në Zvicër.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP