Most read

DAIGS: Njoftim në lidhje me Fitër-Bajramin dhe rihapjen e xhamive në Zvicër

Esselamu alejkum të nderuar vëllezër e motra!

Lajmi që na erdhi nga Këshilli Federal (Bundesrati), ku njoftohemi se me 28 maj 2020  kemi mundësi t’i hapim sërisht xhamitë tona dhe t’i kthehemi aktiviteteve brenda tyre, na gëzoi shumë. Shpresojmë që, gradualisht, do të hiqen sa më shpejt të gjitha masat që ende janë në fuqi, të cilat kanë përqëllim parandalimin e mëtejmë të përhapjes së virusit Covid-19. Në fuqi mbeten ende mbajtja e distancës prej 2 metrash, dezinfektimi i duarve dhe në përgjithësi kujdesi i veçantë për higjienën.

Të nderuar vëllezër, ju lusim që të kemi kujdes në këto pika:

  1. Kryesia e DAIGS ju njofton se dita e parë e Fitër-Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020.
  2. Për hapjen e institucioneve fetare, të gjitha xhamitë do të duhet të pajisen me Konceptin mbrojtës (Schutzkonzept), pa të cilin nuk është e mundur hapja e tyre. Ky koncept, praprakisht, pritet të aprovohet nga Këshilli Federal zviceran (Bundesrati) dhe këto ditë do të duhet të jetë në dispozicion të kryesive të xhamive tona. Koncepti është në përgatitje e sipër nga FIDS, ku edhe ne si DAIGS jemi të involvuar në përpilim të tij. Për më shumë detaje, do të informoheni në fillim të javës që vjen.
  3. Sa i përket faljes së namazit të Fitër-Bajramit, kësaj radhe nuk do të ketë mundësi që të falet nëpër xhamitë tona apo në sallat e zakonshme, për shkak të masave që ende janë në fuqi. Po ashtu, sipas mendimit zyrtar të shkollës sonë juridike hanefite, namazi i Bajramit nuk mund të falet as edhe në shtëpi, por ne ju sugjerojmë me sa vijon: Të falet namazi i sabahut në gjirin familjar, imamët të mbajnë derse apo program fetar nga xhamia dhe pastaj të emetohet live, kurse xhematet tona, në shtëpitë e tyre, do të gjallërojnë bajramin me tekbire, lutje dhe salavate, dhe si zavendësim të namazit të Fitër-Bajramit, mund të falin ndonjë namaz nafile, sikur që është namazi i duhasë, prej dy reqatesh e më shumë.
  4. Ju rikujtojmë edhe njëherë se shëndeti i njerëzve është me prioritet të lartë dhe se nuk duhet të lejojmë që xhamitë tona të shëndërrohen në vatra dhe mjedise të përhapjes së sërishme të virusit covid-19.
  5. Ndërsa, për çështjen e Fitrave të Ramazanit, do të veprojmë sikur që kemi vepruar edhe viteve të kaluara, duke i destinuar në medresetë tona në vendlindje.

Të respektuar vëllezër, kryesia e DAIGS ju uron juve dhe xhemateve tuaja festën e Fitër-Bajramit, duke mbetur me shpresë e duke lutur All-llahun xh.sh. që ta pranojë agjërimin tonë dhe të gjitha ibadetet e tjera të realizuara gjatë muajit të Ramazanit.

Me respekt

Kryesia e DAIGS

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP