Most read

UBISHZ me aksion humanitar në shoqërinë zvicerane

APEL PËR DONACION

14.04.2020, E HËNË

Të nderuar kryesi dhe imamllarë të qendrave islame shqiptare, anëtare te UBISHZ-së, duke u nisur nga përgjegjësia jonë fetare, kombëtare dhe qytetare që të jemi dorë e zgjatur dhe kontribues për shoqërinë, kryesia e DAIGS ka vendosur të kontribuojë këtu në Zvicër, me një mbështetje finaciare, të cilën do t’ia dedikojë aktiviteteve humanitare të ndërmarra nga organizata e njohur humanitare  dhe kredibile në Zvicër, Kryqi i Kuq i Zvicrës. Luten të gjitha kryesitë e xhamive që të na mbështesin dhe, së bashku, të dhurojmë një donacion për të mirën e njerëzve në nevojë në mesin e

kësaj shoqërie ku jetojmë. Kjo, sipas nesh, do të ishte një dorë e zgjatur nga ana jonë në vendin ku jetojmë dhe, bësojmë se, do të ndihmojë dukshëm në forcimin e rolit tonë integrues, përafrues dhe përfaqësues në shoqërinë zvicerane.

Mbesim me shpresë se kjo iniciativë humane do të mbështetet fuqishëm nga ana juaj!

Ne propozojmë që shuma minimale që do ta japin xhamitë të jetë 500 franga e më lartë, por, nëse kjo sasi nuk mund të përballohet nga disa xhami me buxhet më të vogël, ne kemi mirëkuptim. Mundësisht të shihen të gjitha variantet e mbledhjes së donacioneve për plotësimin, bile edhe tejkalimin e këtij pragu. Ndihma juaj dhe bashkimi ynë për këtë akt humanitar është historik dhe më vlerë të veçantë. Ju falënderojmë paraprakisht!

Me respekte,

Kryesia e DAIGS

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP