VENDIMI NR. 4 ME RASTIN E VIRUSIT KORONA
16.03.2020, e hënë
Esselamu alejkum të nderuar vëllezër, kyetarë dhe imamllarë të xhamivë të DAIGS!
Në bazë të vendimeve dhe rekomandimeve të reja të dala sot nga Këshilli federal i Zvicrës, në konferencën për shtyp të mbajtur më 16.03.2020, me ç’rast u ngritën masat e gatishmërisë në tërë vendin dhe gjendja është cilësuar si e jashtëzakonshme.
Në pamundësi që shërbimet fetare të kryera në xhami të zhvillohen normal dhe pa pengesa, duke mos rënë ndesh me vendimet dhe masat në lidhje me frenimin e përhapjes së virusit COVID-19, kryesia e DAIGS në mbledhjen e jashtëzakonshme (16.03.2020) nxjorri këtë vendim për të gjitha xhamitë e saj si më poshtë:
- Pezullohet falja e namazeve ditore në xhami, si dhe namazi i xhumasë
- Mësim-besimi në Mekteb, si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të theksuara në vendimin nr. 3
- Kryesitë e xhamive të respektojnë vendimet e organeve shtetërore zvicerane dhe të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, sa i përket respektimit të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar me rastin e përhapjes së virusit korona
- Unioni e ndjek situatën në vend dhe varësisht prej vendimeve të Konfederatës Zvicerane, ashtu edhe do të veprojmë në të ardhmen, inshallah
- Këto masa do të vlejnë deri në njoftimin dhe vendimin e radhës nga DAIGS
Vendime të tilla të ngjashme kanë ndërmarr edhe unionet turke dhe boshnjake që veprojnë Zvicër.
Apelojmë deri te imamët që t’i informojnë xhematet e tyre dhe të mundohen t’i mbajnë në kontakt përmes formave të ndryshme online që sot ekzistojnë, ndërsa kryesive të xhamive ju japim kurajo për të gjithë punën e tyre që do të bëjnë për të mbajtur gjallë strukturat e tyre dhe xhematin e xhamisë. Po ashtu, të gjithë xhemateve tona ju kërkojmë që me xhamitë të ngelin të lidhur me zemër, shpirt e me lutje, si dhe t’i respektojnë vendimet e organeve udhëheqëse të tyre.
Me selame!
Kryesia e DAIGS
Comments