Most read

VENDIMI NR. 4 ME RASTIN E VIRUSIT KORONA

16.03.2020, e hënë

Esselamu alejkum të nderuar vëllezër, kyetarë dhe imamllarë të xhamivë të DAIGS!

Në bazë të vendimeve dhe rekomandimeve të reja të dala sot nga Këshilli federal i Zvicrës, në konferencën për shtyp të mbajtur më 16.03.2020, me ç’rast u ngritën masat e gatishmërisë në tërë vendin dhe gjendja është cilësuar si e jashtëzakonshme.

Në pamundësi që shërbimet fetare të kryera në xhami të zhvillohen normal dhe pa pengesa, duke mos rënë ndesh me vendimet dhe masat në lidhje me frenimin e përhapjes së virusit COVID-19, kryesia e DAIGS në mbledhjen e jashtëzakonshme (16.03.2020) nxjorri këtë vendim për të gjitha xhamitë e saj si më poshtë:

  1. Pezullohet falja e namazeve ditore në xhami, si dhe namazi i xhumasë
  2. Mësim-besimi në Mekteb, si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të theksuara në vendimin nr. 3
  3. Kryesitë e xhamive të respektojnë vendimet e organeve shtetërore zvicerane dhe të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, sa i përket respektimit të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar me rastin e përhapjes së virusit korona
  4. Unioni e ndjek situatën në vend dhe varësisht prej vendimeve të Konfederatës Zvicerane, ashtu edhe do të veprojmë në të ardhmen, inshallah
  5. Këto masa do të vlejnë deri në njoftimin dhe vendimin e radhës nga DAIGS

Vendime të tilla të ngjashme kanë ndërmarr edhe unionet turke dhe boshnjake që veprojnë Zvicër.

Apelojmë deri te imamët që t’i informojnë xhematet e tyre dhe të mundohen t’i mbajnë në kontakt përmes formave të ndryshme online që sot ekzistojnë, ndërsa kryesive të xhamive ju japim kurajo për të gjithë punën e tyre që do të bëjnë për të mbajtur gjallë strukturat e tyre dhe xhematin e xhamisë. Po ashtu, të gjithë xhemateve tona ju kërkojmë që me xhamitë të ngelin të lidhur me zemër, shpirt e me lutje, si dhe t’i respektojnë vendimet e organeve udhëheqëse të tyre.

Me selame!

Kryesia e DAIGS

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

Go to TOP