Most read

Kryesia e UBISHZ-së takohet me kryesinë e BISHZ-së

Në mbrëmjen e së dielës, më 08.09.2019, në qytetin e Oltenit, patëm kënaqësi të takojmë kryesinë e Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër (BISHZ), me të cilën, në një atmosferë vëllazërore dhe miqësore, biseduam rreth procedurave të mëtutjeshme për të arritur deri te bashkimi i dy organizatave tona islame shqiptare që veprojnë në Zvicër.

Njëherit ky është edhe takimi i parë zyrtarë ndërmjet dy kryesive të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare dhe të Bashkësisë Islame Shqiptare që veprojnë në Zvicër, organizata këto të cilat përfaqësojnë, të dyja së bashku, rreth 60 xhami shqiptare.

Lutemi që kjo nismë të jetë me një përfundim të mirë dhe të gjej përkrahjen e duhur nga të gjitha palët.

 

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP