Most read

Urim për festën e Kurban Bajramit nga UBISHZ

URIM

St.Gallen, 20.08.2018

Të nderuar vëllezër dhe motra, pjesëtarë të komunitetit musliman shqiptarë që jetoni dhe veproni në Zvicër, dhe gjithandej në diasporë dhe në vendlindje, si dhe të gjithë ju vëllezër e motra të konfesionit islam, më lejoni që në emër të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, t’u shprehi urimet e përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kurbani është mishërim i aspiratave dhe vizionit të qartë për paqe, humanizëm, tolerancë dhe mirëkuptim ndaj njerëzve. Përmes sakrificës, muslimanët në këtë ditë shprehin kujdesin ndaj nevojtarëve, skamnorëve, bonjakëve dhe të gjitha shtresave të tjera që kërkojnë mbështetje dhe përkujdesje.

Urojmë që kjo festë të kuptohet nga muslimanët si mundësi e ngritjes së urave të komunikimit me të gjithë njerëzit, si dhe forcimin e lidhjeve familjare mes veti përmes vizitave dhe urimit të kësaj feste.

Zoti e pranoftë Haxhin e vëllezërve dhe motrave tona që këtë vit gjenden në vendet e shenjta për ta kryer këtë obligim fetar, si dhe kurbanin prej të gjithë atyre që kanë therrur atë, që të solidarizohen me nevojtarët, si dhe u ndihmoftë të gjithë atyre që janë në nevojë.
Zoti e bekoftë popullin tonë kudo që gjendet, dhe gëzuar festën e Kurban Bajramit.

Kryetari i UBISHZ
Mehas Alija

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP