Most read

Tribunë fetare në xhaminë shqiptare në Winterthur

Në mbrëmjen e së shtunës që kaloi, më 11.12.2021, në xhaminë shqiptare në Winterthur, e njohur si xhamia e madhe, u mbajt tribuna fetare me temë „Veçoritë dalluese të Islamit“, ku si ligjërues i mbrëmjes ishte edhe kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, hfz. Mehas Alija, ndërsa ligjëruesi tjetër ishte mysafiri dhe imami nga Maqedonia e Veriut, Berat ef. Ramadani.

Përveç ligjërimit, mbrëmja u karakterizua edhe nga fjalët përshëndetëse të kryetarit të xhamisë, Sevim Ameti, imamit aktual Irfan Abazi, moderimit nga hoxha Isa Abdullahu, këndimit të Kur’anit nga hoxha Besim Azemi, si dhe ilahive nga ilahisti i njohur, Furkan Junuzi. Fjalë përshëndetëse pati edhe kryetari i organizatës kantonale të qendrave islame të Cyrihut, VIOZ, Abdulselam Haliloviq. Gjithashtu, me prezencën e tij, këtë mbrëmje e nderoi edhe kryetari i Kuvendit të KMSHZ-së, haxhi Abdullah Mustafa.

Në fund, për xhematin e pranishëm u shpërndanë falas edhe dy librat e botuara nga xhemati i xhamisë së Winterthurit, si dhe u shtrua edhe një darkë për të gjithë mysafirët.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

Go to TOP