Most read

COVID-19 si makth për njerëzimin

Hoxhë Nehat Ismaili

Në fund të çdo viti, ne nxitojmë të numërojmë arritjet tona, të analizojmë sukseset dhe dështimet tona. Bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të gjetur një përgjigje të kënaqshme për një shqetsim të vetëm: çfarë kemi bërë sidomos gjatë këtij viti ?

Nuk ka dyshim që viti që lamë mbas  nuk ishte një vit si të gjitha vitet e tjera dhe jeta e të gjithëve nuk kaloi pa u vënë re, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që njerëzimi jetoi si rezultat i pandemisë COVID-19. Ishte shkas që aktivizoi disa «bomba» në të njëjtën kohë: numri i lartë i vdekjeve në botë për shkak të virusit të tmerrshëm, përkeqësimi i krizës ekonomike në disa sektorë ose në shumicën e sektorëve, pas mbylljes së kufijve ndërkombëtarë dhe «karantinimit interkontinental» tamam si shtetrrethim. Shumë kompani ajrore me një buxhet të reduktuar filluan me një politikë të zvogëlimit të numrit të punëtorëve dhe mbylljes së përfaqësive të tyre, dhe të tjerët deklaruan drejtpërdrejt falimentimin në muajt e parë të pandemisë për shkak të paralizës që preku lëvizjen e turizmit në botë.

Ndosha kjo ishte kriza më e hidhur dhe e paparë ndonjëherë në të cilin njerëzimi ishin të barabartë dhe të bashkuar për të njëjtim shqetesim dhe ndanin të njëjtat ndjenja karshi koronavirusit.

Sapo u shpall gjendja e emergjencës shëndetësore që nga marsi në shumë vende të botës, krizat vazhduan në nivelin shëndetësor dhe logjistik, pasi maskat u bë një nevojë më themelore sesa çdo gjë tjetër. Shumë vende vuanin nga një mungesë akute në sigurimin e kësaj nevoje „jetike“ për farmacitë dhe qendrat shëndetësore. Jo vetëm kaq, një grup deklaratash dhe informacionesh në lidhje me seriozitetin e epidemisë dhe mundësinë e shndërrimit të saj në lloje të reja janë përhapur përmes mediave dhe rrjeteve sociale. Gjatë muajit maj të vitit të kaluar, në rrjetet sociale dhe mediat e shkruara qarkullonin llojlloj thashetheme. Autoritetet shëndetsore raportonin se ky virus mund të përjetojë një mutacion të ri dhe praktikisht të kemi edhe një virus më të rrezikshëm. Mësimi ishte pezulluar nëpër shkolla të mesme dhe në universitete, ishin mbyllur kinematë, stadiumet e fudbollit, tempujt fetarë të të gjitha religjioneve, tek njerëzit dominonte një ndjenjë e pasigurisë. Këtu duhet theksuar edhe rolin konstruktiv dhe shumë pozitiv të institucioneve islame shqiptare në diasporë për të nxitur ndjenjën e përgjegësisë individuale dhe kolektive si dhe dhënien e besimit autoriteteve të tyre shëndesore dhe shtetërore.

Gjatë kësaj periudhe kemi përjetuar ditë të vështira gjatë të cilave kemi humbur shumë të dashur ..kemi gëlltitur hidhërimin e mungesës së shumë mirësive dhe lirive por në të njëtën kohë kemi ndarë dhimbjen me tërë njerëzimin. Ditë gjatë të cilave ne kuptuam vlerën e asaj që kemi, sado e thjeshtë të jetë … dhe në të cilat u pasqyrua pjesa më realiste dhe transparente e jetës.

Kujtime përplot tmerr  dhe skena edhe më të ashpra .. çdo ditë ndëgjoje informacione nga më të ndryshmet. Njerëzimi kishte hyrë në një makth, zhvillohej një betejë e ashpër midis mjekëve dhe stafit shëndetsor në njërën anë për të shpëtuar të prekurit nga koronavirusi dhe në anën tjetër qëndronin të pasionuarit pas teorive konspirative.  Të gjitha këto momente janë të gdhendura në kujtesën e zemrave tona, në ndërkohë nocione të reja që ishin shfaqur në horizont dhe ishin bërë përditshmëri, si fjala vjen : maska, karantinimi, dezinfektimi, distanca sociale, përshëndetje nga distanca etj.. Çdo gjë për një çast u kthye përmbys, çdo gjë përfundoi së funksionuari natyrshëm, një krizë po dilte në pah që po krijonte pasoja të ndryshme, një makth i cili refuzon të mbarojë dhe ka vendosur që mos largohet, dhe vetëm Zoti e di se kur ky makth do të përfundojë!!

Kush do të mendonte se ky shqetësim global për tërë njerëzimin është i aftë të bashkojë të gjithë popujt ?! Kush do të mendonte se kjo jetë që na verboi neve, familjen tonë dhe na pushtoi … një ditë do të na tradhtojë dhe do të thyejë premtimet që na ka bërë në momente qetësie?!

Një vit që ka kthyer peshoret përmbys dhe na ka vendosur në mëshirën e fatit. Na ka bërë të mbajmë shqetësimet e një barre të rëndë dhe shumë rraskapitëse .. Sidoqoftë, në çdo vështirësi dhe fatkeqësi qëndron një mësim dhe urtësi … nxjerrim mësimin nga thelbi i telasheve. Mësimet hyjnore na udhëzojnë që gjatë çdo krize ne duhet të ndërtojmë dhe forcojmë imunitetin tonë në mënyrë që të bëhemi më vital me një personalitet të ri, të fortë e të aftë që të përballojmë vështirësitë dhe përballojmë sfidat e jetës.

Jeta vazhdon …dhe duhet të vazhdojë pavarësisht acarit të madh, të thatë e me ngricë, pavarësisht erërave dhe stuhive, pavarësisht luleve të rinisë dhe të dashurve tonë që u larguan nga kjo botë që nuk patëm mundësi që as ti përqafojmë në agoninë e vdekjes e as ti nderojmë duke i përcjellur për në botën tjetër. Jeta është një dhuratë e çmuar hyjnore që Zoti i Plotfuqishëm i ka dhënë vlerë dhe ka udhëzuar njerëzimin si duhet të sillen dhe çfarë është në dobi të tyre që të veprojnë.

Jeta vazhdon për sa kohë që pemishtja është e gjelbër dhe për sa kohë që dielli mbi të shkëlqen. Jeta vazhdon dhe duhet të vazhdojë për sa kohë që ne përfitojmë nga zhvillimet shkencore dhe dimë të vlerësojmë shkencën, studimet empirike, investimin në ngritjen e instituteve kërkimore shkencore, në zhvillimin e mjekësisë dhe farmaceologjisë, të cilat do ti vendojmë në shërbim njerëzimit dhe në harmoni me Vullnetin Hyjnor.

Pa koronavirusin, ne nuk do të kishim kuptuar madhësinë e mirësive dhe dhuratave hyjnore të Zotit të Plotfuqishëm, që na rrethojnë nga të gjitha anët, të tilla si : mirësia e shëndetit, e shqisave, e lirisë, e sigurisë, e qetësisë dhe ngrohtësisë së një shtëpie, e dashurisë për atdheun, për prindërit dhe për familjen.

Ne jemi mirënjohës për mësimet dhe porositë nga koronavirusi, i cili shkaktoi një tërmet të veçantë duke shkaktuar një dridhje dhe shkundje të fortë brenda nesh, i cili nuk hezitoi të ndryshojë prioritetet tona dhe të na drejtojë drejtë realiteteve dhe së vërtetës.

Ngritja e një sistemi shëndetsor të fuqishëm, finansimi dhe investimi në qendrat dhe institutet kërkimore shkencore, janë prioriretete në periudhën e ardhshme, ngaqë një sistem shëndetsie i brishtë nënkupton kapitulim të sistemit shëndetsor, praktikisht kapitulim të shtetit.

Mineralet e rralla dhe më të çmuara të shoqërisë njerëzore në këtë situatë kanë qenë, janë dhe do të mbeten përgjithëmonë mjekët dhe stafi i infermierëve për përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve duke rrezikuar jetën e tyre. Këta meritojnë tërë jetën falenderime dhe mirënjohje.

Falenderim për KMSHZ-në si një organizatë shumë serizore në Zvicër për kontributin e tyre në ngritjen e vetëdijës individuale dhe kolektive të popullatës shqiptare Zvicër. Të njëjtat merita dhe falenderime janë edhe për unionet fetare shqiptare të diasporës që treguan shumë pjekuri dhe mençuri duke qenë në shërbim të komunitetit shqiptarë në diasporë me këshilla, udhëzime dhe kontribute konkrete.

Bota më nuk do të jetë e njëjtë pas pandemisë së koronavirusit…por përpjekjet për t’i dhënë fund kësaj gjendje të rëndë vazhdojnë.

Me ndihmën e Zotit dhe pastaj falë kontributit të mjekëve të gjithë së bashku do t’ia dalim me sukses!

02.01.2021, ZVICËR

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

Go to TOP