Most read

Si të sillemi nësë duhet të falemi në shtëpi dhe kur në xhami nuk falet namazi me xhemat?

Kur mund të lëshohet namazi me xhemat në xhami?

Mungesa në faljen e namazit me xhemat në xhami mund të arsyetohet me rastet vijuese:

  • Për shkak të temperaturës së lartë ose të ftohtit;
  • Nëse bie shumë shi, borë ose breshër; nëse është shumë lagështi ose nata shumë e errët
  • Për shkak të sëmundjes ose verbërimit
  • Nëse njeriu është pa këmbë ose me shkallë të lartë të invaliditetit të këmbës
  • Nëse personi është tepër i moshuar
  • Nëse gjatë rrugës mund të kërcënohet pasuria dhe jeta e besimtarit
  • Nëse njeriu është mysafir – udhëtar
  • Nëse është i zënë me studimin e shkencave fetare; dhe
  • Nëse vuan nga ndonjë sëmundje ngjitëse ose nëse frikohet se në shoqëri do të takohet me ndonjë person prej të cilin mund t’i ngjitet sëmundje.

Si të sillemi nësë duhet të falemi në shtëpi dhe kur në xhami nuk falet namazi me xhemat?

Nëse ndodh për ndonjë arsye që është e akceptueshme fetarisht të mos falen namazet me xhemat në xhami apo edhe të mbyllen xhamitë, atëherë namazi duhet të falet individualisht apo me xhemat me familjen në shtëpi apo në ndonjë vend tjetër ku mundet të falet ai. Ajo që duhet të kemi parasysh në situata të tilla është me sa vijon:

  • Të thirret ezani
  • Namazi mund të falet me xhemat me familjen edhe në shtëpi dhe sevapi i xhematit arrihet
  • Të behet ikameti
  • Të bëhen dhikret pas namazit dhe duaja
  • Të bëhet lutje që namazi i falur në këto rrethana të pranohet nga All-llahu xh.sh. sikur të jetë falur në xhami
  • Namazi i falur në këto rrethana vlen shumë dhe ka vlerë të madhe shpërblimi
  • Një sexhde e kësaj kohe është më e vlefshme se e tërë bota

Feja jonë është dinamike dhe fleksibile, ashtu që mund të falemi me mundësitë që kemi dhe që na ofrohen.

All-llahu qoftë razi dhe na i pranoftë namezet dhe lutjet tona!

Përgatiti: Mehas Alija
17.03.2020

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP