Most read

Operacionet plastike nga këndvështrimi islam

Vendimi nr.113 (7/24)

Këshilli Evropian për Fetva dhe Gjurmime vendosi si vijon:

I – Mbrojtja e bukurisë dhe zbukurimi është nga objektivat e legjislacionit islam. Allahu i Madhërishëm ka thënë:<<Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur>>[Et-Tinë: 4]; <<Thuaj:”Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që Allahu i krijoi për robtë e vet?” Thuaj:”Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e kijametit janë të posaçme për ta. Kështu i sqarojmë argumentet një populli që kupton>>[El-A’rafë: 32].

II – Mendimi më i mbështetur, sipas pjesës dërrmuese të komentatorëve të Kur’anit, është se fjalët e të Lartmadhërishmit:<<…do të ndryshojnë krijesat e Allahut…>>[En-Nisaë: 119], aludojnë në ndryshimin në fenë e Allahut të Madhërishëm, si dhe në ndryshimin e krijaturës së natyrshme të krijuar nga ana e Allahut, siç është ndryshimi i gjinisë.

III – Gjërat e domosdoshme i lejojnë gjërat e ndaluara, dhe gjërat që janë të nevojshme për shërim, qofshin të përgjithshme apo të veçanta, klasifikohen si të domosdoshme, me përjashtim të atyre që janë të ndaluara me tekst fetar të veçantë.

IV – Dispozita e operacioneve plastike:

1. Operacionet plastike, të cilat bëhen për ta rikthyer pamjen bazë, para se të ndodh deformimi, dëmtimi apo të metat, pa diskutim janë të lejuara.

2. Operacionet plastike të cilat bëhen me qëllim që të eliminohet ndonjë problem trupor te njeriu, siç është rasti me atë që lind me shtesa apo mangësi në gjymtyrët e tij, apo i ka të ngjitur gishtat, dhe përmes operacionit kthehet gjendja e tij normale, janë të lejuara.
Këto dy lloje të operacioneve plastike janë të preferuara apo të obliguara, varësisht prej domosdoshmërisë apo nevojës për këto operacioneve.

3. Operacionet plastike, të cilat kanë për qëllim që t’u ndihmojnë njerëzve të kenë pamje normale, në rast se ndonjë nga organet është jonormale sa që e ven në siklet personin në publik, bëjnë pjesë në objektivat estetike të cilat, në parim, pranohen nga aspekti fetar, dhe për rrjedhojë janë legjitime. Këto operacione do t’i ilustrojmë me shembujt vijues: intervenimin në hundën e madhe jashta normales që të kthehet në gjendje normale, liposukcioni për shkaqe shëndetësore apo shkaqe tjera, ortodoncia dhe implantimi i dhëmbëve.

4. Operacionet të cilat bëhen me qëllim që të ndrrohet pamja natyrore në të cilën Allahu e ka krijuar njeriun, siç është ndrrimi i gjinisë, janë të ndaluara. Përjashtim bëjnë asistencat kirurgjikale për personat transgjinor, në rast se mjekët konstatojnë se një person i këtillë është më afër gjinisë mashkullore apo femërore, dhe bëhet intervenim kirurgjikal për të kryer tranzicionin në gjendjen më të afërt. Ky intervenim kirurgjikal është i lejuar.
Të ndaluara janë operacionet plastike të tepruara, të cilat kanë për qëllim ndryshimin e organeve, siç është rasti me hollimin e hundës dhe të ngjashme.

5. Në rastin e operacioneve plastike, duhet të merren parasysh kriteret dhe rregullat e parapara fetarisht për shërimin.

Përktheu nga arabishtja:
Bashkim Aliu

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP