Most read

Në Bernë u shënua 17 Shkurti, Dita e pavarësisë së Kosovës

Në një atmosferë festive në Bernë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, organizoi pritjen tradicionale me rastin e 17 Shkurtit, përvjetorit të 14-të të shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Në këtë solemnitet të Ambasadës së Kosovës në Zvicër, mori pjese edhe kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, hfz. Mehas Alija, i shoqëruar nga zëdhënësja e KMSHZ-së, Xheneta Ramadani dhe Sherif Tupani, anëtar dhe këshilltar për mediacion shoqëror pranë KMSHZ-së.

Me pjesëmarrjen e tyre, festën e shënimit të Pavarësisë, e begatuan edhe ambasadorë e diplomatë të tjerë të akredituar në Bernë si dhe përfaqësues të institucioneve zvicerane. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe bashkatdhetarë me qëndrim në Zvicër, përfaqësues shoqatash, mediumesh e biznesesh dhe miq zviceranë të komunitetit shqiptar.

E veçanta e këtij aktiviteti ishte se po organizohej për herë të parë pa masat anti-COVID, pas vendimit të cilin e kishin marrë autoritetet zvicerane, vetëm një ditë më parë. Mysafirët ishin të lirë dhe nuk mbanin as maska e nuk ishin të detyruar të tregojnë as certifikatat e vaksinimit.

Pas pritjes së të ftuarve nga ambasadori i Republikës së Kosovës, zt. Sami Ukelli dhe stafi diplomatik, u bë intonimi i himnit të Kosovës dhe atij të Zvicrës, dhe më pas vazhdoi programi i paraparë me rastin e shënimit të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP