NATA E MADHE E ISRASË DHE MIRAXHIT
10.03.2021, Cyrih
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, njofton të gjithë besimtarët myslimanë se sonte (e mërkurë, 10 mars 2021) është NATA E MADHE E ISRASË DHE MIRAXHIT.
Israja dhe Miraxhi (udhëtimi i Pejgamberit a.s. nga Meka në Kudsi Sherif (Jerusalem) dhe prej aty, drejt lartësive qiellore), është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit a.s. Për këtë ngjarje dhe mrekulli të madhe flasin ajetet e Kuranit Famëlartë dhe hadithet e shumta profetike.
Pas kthimit nga Miraxhi, Pejgamberi a.s. na solli disa dhurata të çmuara nga Zoti i gjithësisë, e dhurata më e madhe e kësaj nate ishte NAMAZI. Namazi është miraxhi i besimtarit dhe lidhja më e fortë që e mban myslimanin të lidhur pas fesë së tij.
Me këtë rast, ftojmë besimtarët të lexojnë me vëmendje porositë dhe mesazhet e kësaj ngjarje të shënuar, që përmes tyre të forcojnë besimin dhe të angazhohen në përhapjen e paqes dhe të mirës për të gjithë njerëzit.
Urime të gjithëve kjo Natë e Bekuar!
Kryesia e KMSHZ
Comments