Most read

Konstituohet kryesia e re e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër

Konstituohet kryesia e re e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër

07.02.2022, Cyrih

Në pasditen e së dielës, më 06.02.2022, në Olten të Zvicrës, u mbajtë mbledhja e parë konstituive e kryesisë së re të Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër. Në mbledhjen e udhëhequr nga kryetari i KMSHZ-së, hfz. Mehas Alija, morën pjesë anëtarët e kryesisë dhe kryetari i Kuvendit të KMSHZ-së, zt. Azir Jusufi.

Në këtë takim, pos disa temave të tjera të rëndësishme, debati u fokusua më shumë te rrumbullakësimi i procesit të brendshëm zgjedhor dhe te caktimi i posteve të anëtarëve të kryesisë, pas zgjedhjeve që ndodhën në Kuvendin e fundit, më 23 janar 2022, në Regensdorf.

Në këtë mbledhje, u bë konstituimi i posteve si në vijim:

1. Hfz. Mehas Alija – kryetar

2. Fehim ef. Abazi – nënkryetar

3. dr. Besim Nuzi – nënkryetar

4. Ismail Ademi – sekretar

5. Safije Odai – ndihmës sekretare

6. Sami Avdyli – arkëtar

7. Xheneta Ramadani – zëdhënëse

8. dr. Bashkim Aliu – këshilltar për çështje shkencore dhe teologjike

9. Mustaf Veseli – këshilltar për çështje politike dhe sociale

10. Sherif Tupani – këshilltar për mediacion shoqëror

11. Nimetulla ef. Veseli – këshilltar për çështje edukativo-arsimore

Në këtë takim u caktua edhe data e mbledhjes së radhës, në të cilën do të bisedohet më gjerësisht për strategjinë dhe prioritetet e kryesisë së KMSHZ për vitin e parë dhe atyre në vijmë, për një mandat katër vjeçar.

Me konstituimin e kryesisë, tashmë KMSHZ ka një kryesi kompetente, me profile të ndryshme profesionale, për t’i udhëhequr punët dhe çështjet e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër.

 

(DAIGS.ch)

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP