Most read

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër e mbajti kuvendin e rregullt zgjedhor

Sot, më 23 janar, 2022, në xhaminë e Regensdorfit, në kantonin e Cyrihut, Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër i zhvilloi punimet e Kuvendit të rregullt, ku u zgjodh kryetari dhe kryesia e KMSHZ-së, kryetari dhe nënkryetari i kuvendit të KMSHZ-zë, si dhe dy revizorët.
E një rëndësie të veçantë për këtë Kuvend ështe miratimi i tre draft-dokumenteve të përgatitura nga komisioni juridik i KMSHZ-së, edhe atë:
a) Statuti standard për xhamitë
b) Rregullorja e punës së imamit dhe
c) Rregullorja për rendin shtëpiak në xhami.
Më pas, u kalua në zgjedhjen e organeve drejtuese të KMSHZ, të cilën e udhëhoqi komisioni zgjedhor i KMSHZ. Zgjedhja e organeve u bë në mënyrë transparente dhe në përputhje me kodin zgjedhor të KMSHZ. Për kryetar të KMSHZ-së u zgjodh imami i xhamisë El-Hidaje në St.Gallen, Mehas ef. Alija, edhe për një mandat tjetër katërvjeçar, si dhe kryesia e re e përbërë prej njëmbëdhjetë anëtarëve.. E rëndësishme për këtë formacion të kryesisë është zgjedhja e dy femrave, si anëtare të kryesisë së KMSHZ. Po ashtu, u zgjodh edhe kryetari dhe nënkryetari i kuvendit të KMSHZ-së.
Në këtë kuvend u miratuan edhe aplikimet e tre xhamive të reja për anëtarësim në KMSHZ, me çka numri i xhamive anëtare të KMSHZ sillet afër 60.
Punimet e kuvendit i shpalli të mbyllura kryetari i deritashëm i kuvendit të KMSHZ, Abdullah Mustafa, i cili i falënderoi kuvendarët për pjesëmarrje në një numër kaq të madh në këtë kuvend, si dhe nikoqirin, imamin dhe kryesinë e xhamisë së Regensdorfit, për mikëpritjen dhe organizimin e shkëlqyeshëm të hapësirës së mbajtjes së kuvendit.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP