Most read

DAIGS: Komunikatë me rastin e muajit të Ramazanit

20.04.2020, e hënë

KOMUNIKATË

Esselamu alejkum të nderuar vëllezër, kuvendarë të shtrenjtë, kryesi dhe imamllarë të
xhamive, si dhe ju xhematlinj të nderuar!

Ne patëm shumë shpresë se me lehtësimet e fundit që u bënë me datë 16.04.2020, nga
ana e Qeverisë federale zvicerane, do të kishte lehtësim edhe ndaj aktiviteteve të
komunitetit tonë në xhami, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe gjendja e jashtëzakonshme
në xhamitë tona do të vazhdojë edhe për një afat kohor të papërcaktuar.

Kryesia e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, bazuar në vendimet dhe
udhëzimet e fundit që ndërmorri Qeveria zvicerane, në lidhje me masat për
parandalimin e virusit COVID-19, si dhe në rekomandimet e Federatës së Organizatave
Islame në Zvicërs (FIDS), ku edhe ne si DAIGS bëjmë pjesë, përmes kësaj komunikate ju
paraqesim këto vendime dhe rekomandime:

1. Muaji i bekuar i Ramazanit fillon me perëndimin e diellit të ditës së enjte, ndërsa
dita e parë e tij është më 24 prill, 2020, e premte.

2. Ramazani i këtij viti do të jetë një muaj ku aktivitetet fetare do të organizohen në
frymën e masave të jashtëzakonshme, në përputhje me udhëzimet e organeve
kompetente shtetërore.

3. Xhamitë mbeten edhe mëtutje të mbyllura për namazet ditore me xhemat, për
namazin e xhumasë. Po ashtu, namazi i teravisë do të falet individualisht ose
familjarisht dhe nuk do të falet në mënyrë të organizuar në xhami.

4. Mësim-besimi në Mekteb mbetet të zhvillohet edhe mëtutje online, për ta
shqyrtuar edhe njëherë pas 11 majit, 2020.

5. Gjatë Ramazanit, xhamitë duhet të jenë të hapura për imamin dhe kryesinë e
xhamisë, të cilët do të kujdesen për kërkesat e xhamatit, ligjëratat online dhe
thirrja e Ezanit, etj.

6. Iftaret nuk lejohen të organizohen në grupe të mëdha. Preferohet që në këtë
Ramazan, iftaret t’i kalohen në atmosferën dhe sofrën e familjes së ngushtë.

7. Sa i përket organizimit dhe faljes së namazit të bajramit, gjithashtu, për
momentin është e pamundur dhe në vend të tij, do të falet namazi i sahabut, në
shtëpi apo banesë. Kryetarët dhe imamët e xhamive do t’ju drejtohen xhemateve
të tyre me një mesazh bajrami për t’ju uruar festën anëtarëve të xhamisë.

8. Të gjitha obligimet e tjera fetare që janë të caktuara të realizohen në këtë muaj,
sikurse janë fitrat, fidjet, kefaretet apo sadakatë, do të duhet të kryhen në secilën
xhami, te kryesitë e tyre.

Të nderuar vëllezër, e theksojmë dhe ju rikujtojmë edhe njëherë se shëndeti dhe
mbrojtja e jetëve të njerëzve është ndër gjërat e para që duhet t’ju japim përparësi.
Prandaj i bëjmë të gjitha këto ndryshime dhe japim të gjitha këto udhëzime. Ngelim me
shpresë se do të respektohen fuqishëm nga ju.

I gëzohemi fortë ardhjes së Ramazanit, sepse me të do të vijë mëshira, mirësia dhe
shpresa për të gjithë ne. Pra, mirë se të vijë muaji i bekuar i Ramazanit!

Ju urojmë një muaj të begatë dhe të lehtë Ramazani!

Paçi bekimet e Zotit kudo që të jeni!

Me respekt,
Kryesia e DAIGS

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP