Most read

Besimi (Imani) dhe rruga e drejtë

Vëllezër të dashur! All-llahu i Lartmadhërishëm dhe i Plotfuqishëm nga dashuria dhe urtësia e Tij e krijoi njeriun, ia mësoi të saktën, e ngriti në pozita të larta dhe e vlerësoi mbi të gjitha krijesat e Tij dhe ia paraqiti e përgatiti shkaqet që ai të jetoi i lumtur.

All-llahu i Madhërishëm njeriut ia dha mjetet e udhëzimit, ia paraqiti para syve të tij çudira në krijesat e Tij, që të udhëzohet me natyrën e tij drejt Atij i Cili krijoj tokën dhe qiellin.

All-llahu i Madhëruar nga dashuria e Tij për gjininë njerëzore u dërgoi Pejgamber nga lloji i tyre që t’ua rregulloi çështjet e jetës ku kishin devijuar.

All-llahu i udhëzoi njerëzit në atë çka iu siguron krenari dhe respekt dhe të ecin në rrugën e besimit e cila është e vetmja rrugë e drejtë, me të cilën sistemohet jeta e tij, dhe plotësohet e sigurohet lumturia e tij, jeton jetë të mirë e të qetë pa nënçmime e pa poshtërim.

Nga mirësitë më të mëdha të All-llahut ndaj njeriut është se Ai e udhëzoi në besim (iman), i mbron ata nëse qëndrojnë në rrugën e Zotit dhe e praktikojnë sheriatin e Tij. Sepse themeli dhe shtylla e lumturisë në jetë është besimi i plotë te All-llahu i Madhëruar, besimi që i lumturon, gëzon dhe qetëson zemrat dhe e shijon ëmbëlsirën e tij shpirti, e me këtë fiton drejtësinë në fjalë dhe vepër dhe bukurinë e jetës.

إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّـهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ ۖ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ نُزُلًا مِّنْ غَفُورٍ رَّحِيمٍ

“Vërtet atyre që thonë: “Zoti ynë është All-llahu” dhe pastaj qëndrojnë të fortë, tek ata do të ulen melekët (duke u thënë në kohën e marrjes së shpirtit): “Mos kini frikë, as mos u pikëlloni! Por merrni myzhden e përgëzimit me Xhennet i cili ju qe premtuar! Ne kemi qenë miqtë tuaj në këtë botë dhe jemi (të tillë) edhe në Jetën e Fundit. Atje ju do të keni gjithçka që do t’ju dëshirojë shpirti dhe për ju atje do të jetë çfarë të kërkoni. Kënaqësi nga (All-llahu) gjithnjë Falësi i Madh, Mëshirploti.” [FUSSILET: 30-32]

Vëllezër të dashur! Besimi (imani) i sinqertë dhe i fuqishëm te All-llahu i Madhëruar dhe ndjekja e rrugës së Zotit, këto janë dy dritat udhëzuese, janë adresa e lumturisë, udhëzues plotësues.

E kush zbukurohet me këto dyja ai është i lumtur dhe fitues, e kush largohet nga këto dyja, ai është humbës dhe i palumtur.

خط لنا رسول الله صلى الله عليه وسلم خطا، ثم قال: هذا سبيل الله، ثم خط خطوطاً عن يمينه وعن شماله، ثم قال: هذه سبل متفرقة، على كل سبيل منها شيطان يدعو إليه، ثم قرأ: وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ» وَأَنَّ هَـٰذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ ۖ وَلَا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ۚ ذَٰلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ«

Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem na vizatoi një ditë një vijë dhe pastaj tha: kjo është rruga e All-llahut. Pastaj vizatoi vija nga e djathta dhe nga e majta e saj dhe tha: këto rrugë janë të ndryshme në krye të secilës prej tyre ka një shejtan që fton në të. Pastaj lexoi fjalën e All-llahut ‘Kjo është rruga ime e drejtë prandaj ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugët e tjera që t’ju ndajnë nga rruga ime’  [El-En’am: 153].” Transmeton imam Ahmedi

أَلَمْ أَعْهَدْ إِلَيْكُمْ يَا بَنِي آدَمَ أَن لَّا تَعْبُدُوا الشَّيْطَانَ ۖ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ وَأَنِ اعْبُدُونِي ۚ هَـٰذَا صِرَاطٌ مُّسْتَقِيمٌ وَلَقَدْ أَضَلَّ مِنكُمْ جِبِلًّا كَثِيرًا ۖ أَفَلَمْ تَكُونُوا تَعْقِلُونَ هَـٰذِهِ جَهَنَّمُ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ اصْلَوْهَا الْيَوْمَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ الْيَوْمَ نَخْتِمُ عَلَىٰ أَفْوَاهِهِمْ وَتُكَلِّمُنَا أَيْدِيهِمْ وَتَشْهَدُ أَرْجُلُهُم بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ

“A nuk ju urdhërova dhe a nuk jua përcaktova juve, o bijë të Ademit, që të mos e adhuroni shejtanin? Vërtet që ai ishte për ju armik i qartë. (Ju porosita) dhe që ju duhet të më adhuronit vetëm Mua (Një e të Vetëm në Besimin Islam). Kjo është Udha e Drejtë. Dhe vërtet që ai (shejtani) humbi turma të shumta prej jush. A nuk jeni që merrni vesh, pra? Ky është Xhehenemi që u qe premtuar (dhe që gjithnjë iu tërhoq vëmendja për të)! Përqafojeni pra atë, digjuni në të këtë Ditë për atë se ju gjithnjë e mohuat.” Këtë Ditë Ne do të vulosim gojët e tyre dhe Neve do të na flasin duart e tyre, dhe këmbët e tyre do të dëshmojnë për gjithçka që ata punuan e fituan gjithnjë. (Thuhet se këmba e majtë e njeriut do të jetë e para që do të dëshmojë). (Tefsir At-Tabari). [Kuran, JÂ SÎN: 60-65]

Vëllezër të dashur, të kemi frikërespekt All-llahun e Madhëruar dhe duhet ta dimë e të bindemi se besimi (imani) i sinqertë dhe i fortë tek All-llahu dhe ndjekja e rrugës së drejtë të Tij (praktikimi i sheriatit) është baza e fesë së drejtë, dhe siguri për një jetë me nder dhe respekt. Për atë All-llahu iu drejtohet Pejgamberëve të Tij dhe neve me fjalët:

فَلِذَٰلِكَ فَادْعُ ۖ وَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ ۖ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاءَهُمْ ۖ وَقُلْ آمَنتُ بِمَا أَنزَلَ اللَّـهُ مِن كِتَابٍ ۖ وَأُمِرْتُ لِأَعْدِلَ بَيْنَكُمُ

“Kështu pra, vetëm te kjo (Fe dhe te ky Kur’an) ftoj (njerëzit, o Muhammed) dhe Istekim (qëndro fort i paepur në Islamin e pastër) siç je urdhëruar dhe mos ndiq dëshirat e tyre, por thuaj: “Unë besoj në gjithë ç’ka zbritur All-llahu nga Libri (Hyjnor, gjithë Librat e Shenjtë – Kur’ani dhe para tij Teurati, Inxhili, Fletët e Ibrahimit e çfarë Ai ka dërguar dhe ashtu siç i ka dërguar Ai) dhe jam urdhëruar të gjykoj drejt mes jush.” [ESH-SHÛRA: 15]

فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ وَلَا تَطْغَوْا ۚ إِنَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ

“Qëndro pra (O Muhammed), i paepur dhe i drejtuar (në fenë e All-llahut në Islam), siç je urdhëruar ti dhe ata (shokët e tu) që i kthehen (All-llahut) me ty bashkë me pendim dhe që nuk i kalojnë (kufijtë e Ligjit të All-llahut). Vërtet Ai është Gjithëvëzhgues për gjithçka që ju veproni.” [HÛD:112]

إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّـهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

أُولَـٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Padyshim se për ata që thonë: “Zoti ynë është All-llahu” dhe pastaj qëndrojnë të vendosur në këtë Besim të Pastër Islam, mu për këta nuk do të ketë aspak frikë dhe as nuk do të pikëllohen. 14. Të këtillët do të jenë banorët e Kopshteve të Begatë për të banuar atje përherë si shpërblim për çfarë patën punuar.” [EL-AHKÂF: 13-14]

قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَىٰ إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَـٰهُكُمْ إِلَـٰهٌ وَاحِدٌ فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ

“Thuaju (O Muhammed): “Unë jam vetëm një njeri si edhe ju. Më është shpallur mua se i adhuruari juaj është Një Zot (All-llahu Një), kështu që merrni Rrugën e Drejtë drejt Tij (me Besimin e Pastër e të Vërtetë, në Islam) dhe me nënshtrim ndaj Atij si dhe kërkoni Faljen e Tij.” [FUSSILET: 6]

Hoxhë Azir Aziri

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP