Most read

UBISHZ – Komunikatë me rastin e sulmit terrorist në Zelandën e Re

Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër dënon sulmin terrorist ndaj xhamive në qytetin Christchurch, si dhe shpreh ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave, shtetin dhe të gjithë popullin e Zelandës së Re.

Kjo që ka ndodhur sot, ku si pasojë ka mbi 40 njerëz të vrarë dhe me dhjetëra të tjerë të plagosur, është një vepër makabre, terroriste, dhe e papranueshme për ne si përfaqësues të muslimanëve shqiptarë në Zvicër.

Me këtë rast, UBISHZ u bënë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e objekteve fetare të muslimanëve dhe të të gjitha besimeve të tjera, si dhe t’ju japin dënimin e merituar kryerësve të këtij akti të dhunshëm terrorist.

Ne vazhdimisht e kemi përsëritur që ekstremizmi dhe terrorizmi nuk kanë ngjyrë, fe dhe përkatësi kombëtare, dhe janë të papranueshme si mjete për zgjidhjen e problemeve, konflikteve dhe diversitetit në të menduar dhe në të vepruar.

Gjithashtu, jemi shumë të shqetësuar që kohëve të fundit ka një rritje dhe përshkallëzim të gjuhës së urrejtjes dhe veprimeve kundër muslimanëve, gjë që kanë çuar në rritjen e islamofobisë dhe të ekstremizmit të dhunshëm.

Ky akt qyqar, sikur edhe shumë akte të tjera të ngjashme nëpër qytete evropiane dhe të botës islame, nuk ka për ta ndryshuar qëndrimin dhe përcaktimin tonë për mirëkuptim dhe bashkëjetesë paqësore ndërmjet pjesëtarëve të feve dhe besimeve të ndryshme. Ftojmë muslimanët që të ruajnë gjakftohtësinë, ashtu që të mos bien pre e qarqeve të errëta që dëshirojnë t’i shfrytëzojnë këto akte për të nxitur edhe më tepër urrejtjen ndërfetare, ndërnacionale dhe ndërkulturore.

 

Mehas Alija
Kryetar i UBISHZ

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP