Seminar me imamë për përllogaritjen e kalendarit lunar
Me 26.02.2018 ne Schlieren-Zürich u organizua Seminar rreth llogaritjes se muajve te hënës sipas përllogaritjeve astronomike dhe kuptimi i teksteve fetare për fillimin e muajve të hënës ne drite te te arriturave shkencore ne fushën e astronomisë.
Seminari u organizua nga Federata e Organizatave Islame në Zvicër (FIDS), dhe në ketë seminar ligjëruan dy ekspertë të fushës perkatëse: dr.Halid Hanefij, kryetar i komisionit për fetva ne Gjermani, dhe Dr.Mustafa Dadash, studiues në Dijanetin e Turqisë.
Seminari u organizua me qëllim që të arrihet pëlqim mes organizatave islame ne Zvicër për unifikimin e kalendarit te festave islame dhe fillimin e mbarimin e muajit te Ramazanit.
Në këtë seminar morën pjesë imamë shqiptarë, boshnjak, imamët turq dhe arabë.
Ajo që meriton të theksohet është prezenca e dalluar e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër me imamët shqiptarë. Kjo e tregon përkushtimin e imamëve shqiptarë që veprojnë në Zvicër që të jenë pjesë e të gjitha zhvillimeve fetare, kombëtare dhe shkencore e kulturore në Zvicër.
Comments