Most read

Kryetari i KMSHZ-së priti në takim myftiun e Preshevës

Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Hfz. Mehas Alija, të enjten në mbrëmje priti në takim në xhaminë El-Hidaje, kryetarin e Myftinisë së Bashkësisë Islame në Preshevë, Ibrahim ef. Ahmedin, i cili shoqërohej me sektretarin e Medresesë së Preshevës, Bejtullah ef. Veseli.
Kryetari i KMSHZ-së e njoftoi myftiun për procesin e bashkimit të të dy organizatave përfaqësuese islame shqiptare të mëparshme në Zvicër dhe formimin e subjektit të ri të KMSHZ.

Në ndërkohë, myftiu nga Presheva, e përuroi kryetarin Alija dhe i uroi suksese të mëtutjeshme në zhvillimin e jetës fetare islame në Zvicër. Gjithashtu, myftiu shprehu falënderime për të gjithë xhematet shqiptare që veprojnë në Zvicër për kontributin dhe ndihmat e tyre që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet fetare edukativ-arsimore në Preshevë, sidomos për Medresenë e Preshevës.

Nga ana tjetër, sekretari i Medresesë, Bejtullah ef. Veseli, njoftoi dhe sqaroi kryetarin Alija në lidhje me situatën në Medrese, për sfidat dhe planet e saja në të ardhmen, etj.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP