Most read

Namazi dhe çlirimi nga ngarkesat e jetës

Hfz. Mehas Alija

“Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz, kjo është diçka e madhe përveçse për të devotshmit që janë të përulur, të cilët janë të bindur se do e takojnë Zotin e tyre dhe se do kthehen tek Ai”. (Bekareh 45-46).

Vëllezër dhe motra besimtare, të jetojmë pak çaste me Pejgamberin a.s. dhe me madhështinë e namazit, sidomos në këto kohë të ngarkesave të mëdha.

Paramendojeni Pejgamberin alejhis-selam, që në fëmijëri i humbi prindërit, humbi gjyshin dhe axhën e tij të respektuar. Në afat disa ditor humbi edhe shokun më të dashur të jetës, mbështetjen më të madhe, gruan e cila e besoi dhe e dashuroi, bashkëshorten e tij Hatixhen radijAllahu anha. Mandej shkoi në Taif, ku mendoi se do të gjejë njerëz të cilët do ta presin përzemërsisht dhe do ta pranojnë thirrjen e tij për në rrugë të All-llahut. Dhe ata, jo vetëm që e mohuan, por e refuzuan, e sulmuan dhe e ofenduan. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dashurin tonë, Muhammedin alejhis-selam.

Dhe pas pikëllimit, dhimbjes e humbjes për shkak të refuzimit, All-llahu i Madhërishëm, nga dashuria e Tij e madhe, i dhuroi ngushëllimin më të pabesueshëm – shkoi deri në pikën më lartë që ta pranojë dhuratën më të mirë – Namazin.

Namazi nuk duhet të paraqitet si barrë, si diçka që ne përpiqemi ta kryejmë sa më shpejt. Namazi nuk duhet të jetë një barrë më shumë në përditshmërinë tonë, por, përkundrazi, ai duhet të na çlirojë nga të gjitha vështirësitë dhe ngarkesat e tjera të jetës.

Namazi është dhuratë. Namazi është ilaç dhe qetësues. Qëllimi i tij është të qetësojë shpirtrat tanë të thyer, të shërojë zemrat tona të sëmura, të fshijë lotët e syve tanë, të forcojë supet tona nën barrën e rëndë. Sot, në kohën e pandemisë, të izolimit dhe të mbylljes, ai e zavendëson xhaminë, shkollën, univerzitetin, tregun, familjen, shoqërinë, etj. Namazi mban gjallë shpresën, mendjen, shpirtin dhe trupat tanë.

Kur të përjetoni dhimbje në familje, kur të jeni irrituar në punë, kur të kesh dëshirë të zjarrtë për diçka dhe nuk gjeni zgjidhje – kujtoni se All-llahu mundte ta përcaktonte namazin në çdo periudhë të profetësisë; por Zoti i Madhërishëm e zgjodhi çastin më të vetmuar, më të dhimbshëm, kur i Dërguari i All-llahut kalonte periudhën më të rëndë të jetës, me qëllim që t’i jepte ilaçin më të mirë për qetësim e rehabilitim, ngrtje dhe lartësim, freskim e çlirim, e që, po ashtu, është dekim për të gjithë besimtarët, deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla dhe motër e nderuar, fale namazin kudo dhe në çfarëdo situate që të jesh. Secilin namaz konsideroje si të fundit që e bënë në jetën tënde dhe, gjithmonë, kujto se Zoti është drejtuar kah ti dhe të shikon. E dëgjon leximin tënd, shikon lëvizjet e tua, si dhe kupton mendimet dhe qëllimet e zemrës tënde.

Pejgamberi ynë a.s. na ka porositur:

“Fale namazin sikur të ishte i fundit për ty, dhe në atë mënyrë, sikur ta shikoje All-llahun xh.sh., sepse, edhe pse ti Atë nuk e sheh dot, ai të sheh ty.” (Ibnu-Nexhar, hadithi hasen).

Të dashur lexues, na qoftë namazi përmirësim i zemrave dhe radhëve tona, i gjuhëve dhe mendjeve tona, si dhe drita jonë në këtë botë dhe në botën tjetër, Amin.

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP