Most read

Dua e hatmes së kuranit fisnik për 31 nxënës dhe 13 gra të moshërritura në Aarburg

„Lumturia nuk ka të bëjë me paratë apo pushtetin, por mënyrën si e shihni jetën.“

Këshilli i Xhamisë së Bardhë të Aarburgut të dielën përkatësisht më datë 30 qershor 2019, organizoi një manifestim islam solemn në Muhlematsal në Trimbach për të shënuar përfundimin e kursit të kuranit fisnik.

Ceremonia u hap duke u ngjitur në skenë 31 nxënësit që bënë hatme kuranin nën tingujt e tekbireve dhe salavateve të udhëhequr nga dy nxënës me veshje kombëtare dhe me flamuj kombëtar dhe zviceran.

Pasiqë moderatori, Sadik Emrullahu përshëndeti të pranishmit dhe ju uroi mirëseardhje, me theks të veçantë falenderoi për prezencën e saj, drejtoreshën e shkollës së Aarburgut, znj.Lisa Henzi, e cila kishte ardhur enkas për këtë event për të parë dhe mësuar nga afër mënyrën dhe formën e realizimit të ceremonisë fetare kulturore të hatmes së kuranit.

Para audiencës me fjalë përshëndetëse u paraqit kryetari i xhamisë, Suad Miftari i cili zyrtarisht shpalli të hapur programin duke falenderuar nxënësit, prindërit për përkushtimin e tyre si dhe falenderoi dhe lëvdëroi punën permanente të Imamit të Xhamisë dhe bashkëshortes së tij, hfz.Nakie Ismaili si dhe asistentit të tyre të palodhshëm, Sadik Emrullahi.

Programi filloi me këndim të ajeteve kuranore në mënyrë individuale të drejpërdrejtë të çdo nxënësi i ndjekur me recitime të poezive në dy gjuhët, shqip dhe gjermanisht dhe këndim të ilahive të cilat zgjuan kërshërinë e audiencës së mirë që treguan shumë dinjitet në sallë dhe vëmendje.

Imami i Xhamisë, Nehat Ismaili në fjalën e tij të rastit, falenderoi në mënyrë të veçantë anëtarët e xhamisë së Bardhë të Aarburgut, kryetarin, Suad Miftari, kryesinë e Xhamisë që nga fillimi i themelimit të Xhamisë deri ditëve të sotit për kontributin e tyre permanent të cilët punuan me zell për të ndërtuar ura komunikimi, dashurie dhe besimi në mes tyre dhe të gjitha shtresave të shoqërisë zvicerane, për zhvillim të idesë së kombit dhe vlerave shpirtërore si dhe për organizimin e shkëlqyer të këtij spektakli madhështor.

Me falenderim të veçantë i veçoj nxënësit dhe nxënëset e kësaj xhamie, prindërit e tyre, me përshëndetje të madhe aq sa e kanë zemrën e madhe dhe mendjen e ndritur.

Gjithashtu nënvizoi rëndësinë e të qenurit mirënjohës dhe falenderues ndaj autoriteteve zviceriane, popullit dhe qeverisë të cilët në momentet më të vështira për kauzën kombëtare shqiptare kishin hapur zemrën dhe dyert e tyre për të pranuar shqiptarët.

Në vazhdim foli për rëndësinë e zhvillimit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe historisë kombëtare në mënyrë që brezat e rinjë të ruajnë dhe kultivojnë ndjenjat kombëtare, patriotike dhe atdhedashurinë për vendlindjen. Ai ftoi të pranishmin që të plotësojnë aplikacionet në sallë në mënyrë që sa më mirë të organizohet mësimi plotësues i lëndës së gjuhës shqipe dhe historisë kombëtare.

Ceremonia përfundoi duke dekoruar nxënësit që përfunduan kuranin, mes lotëve të përziera me gëzim dhe mërzi, duke u lutur për të gjithë që të jenë të suksesshëm në jetë, familje dhe profesione të tyre në ndërkohë që prindërit si befasi kishin përgatitur një dhuratë të përbashkët në shenjë mirënjohjeje dhe falenderimi për përkushtimin e mësuesve të kuranit fisnik. Për nder të audiencës është përgatitur një drekë e begatshme me ushqime tradicionale, skarë dhe pije freskuese.

Krejt në fund duhet theksuar që një javë më herët, 13 gra të moshërritura kanë përfunduar hatmen por që ceromonia e tyre është zhvilluar në lokalet e Xhamisë së Bardhë nën udhëheqjen e mualimes së xhamisë, hfz.Nakie Ismaili.

Brenda pesë viteve të fundit kjo është gjenerata e tretë e grave që bënë hatme kuranin fisnik që dëshmon sinqeritetit dhe përkushtimin e gjinisë femrore për edukim dhe shkollim të mëtejshëm ndonëse në mesin e tyre janë edhe shumë gra të shtyra në moshë që kanë arritur të shtatëdhjetat nga jeta e tyre.

Falenderimi fillim dhe mbarim i qoftë Zotit Lavdiplotë!

Zoti i bekoftë!

Nehat Ismaili

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP