Most read

Seminari i dytë me radhë me imamët e Zvicrës

Dje, më 26.09.2022, në xhaminë e Wilit u mbajt seminari i radhës me imamët e Zvicrës, të organizuar nga Qendra Zvicerane për Islam dhe Shoqëri (SZIG) nga Friburgu, Federata e Organizatave Islame në Zvicër (FIDS), si dhe organizatat e tjera etnike, në mesin e të cilave ishte edhe Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër.
Në seminar morën pjesë rreth 20 imamë shqiptarë, turq e boshnjakë, që një kohë të gjatë jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, ndërsa seminari u zhvillua në gjuhën gjermane. Në fillim të pranishmit i përshëndeti drejtori i SZIG-ut z. Hansjörg Schmid dhe më pas vazhdoi programi me ligjëratën e mbajtuar nga zonja, Dr.Nadia Baghdadi.
Në fokus të prezantimeve ishte roli i imamëve dhe pritshmëritë e shoqërisë dhe të komunitetit ku ata veprojnë, pastaj çështja e ndërtimit të xhamive të reja, si dhe diskursi i komunikimit në lidhje me temat e diskutueshme në shoqëri, etj.
Imamët patën mundësinë që të paraqesin edhe idetë dhe mendimet e tyre në lidhje me disa çështje të parashtruar nga organizatori, siç ishte tema e menaxhimit të Pandemisë në agjendën e imamit dhe të xhamisë, si dhe prioritetet e imamit dhe të qendrës islame në të ardhmen, etj.
Pas një pauze të paraditës, në foltore u paraqitën imami nga xhamia Wil, Bekim ef. Alimi, Dominique Tschannanen, i punësuar në entin për migracion në qytetin e Wilit, Ekrem Besir, përfaqësues nga xhamia Aksa në Schaffhausen, si dhe profesori univerzitar, Dr. Andreas Tunger-Zanneti.
Këta folën për përvojat e tyre dhe për hulumtimet në lidhje me “kundërshtimin e ndërtimit të xhamive të reja në Zvicër, si dhe për rolin e tyre që do të duhej ta kishin në përgjithësi në shoqëri.”
Kjo ishte dita e dytë e këtij seminari dhe i fundit për këtë vit. Shpresojmë që në vitin tjetër të organizojmë seminar tjetër me imamët dhe kryesitë e xhamive tona.
(Daigs.ch)

Comments

be the first to comment on this article

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Go to TOP