VENDIM ME RASTIN E VIRUSIT KORONA – 13.03.2020
13.03.2020, e premte
VENDIM nr. 3
ME RASTIN E VIRUSIT KORONA
Esselamu alejkum të nderuar vëllezër, kyetarë dhe imamllarë të xhamivë të DAIGS!
Sot, më 13.03.2020, Qeveria federale zvicerane ka nxjerr një vendim në bazë të të cilit ndalohen tubimet dhe aktivitetet ku përfshihen mbi 100 persona, ndalim ky që do të zgjat, të paktën, deri në fund të muajit prill, ndërkaq shkollat do të jenë të mbyllura deri më 4 prill 2020. Po ashtu, kufizim deri në 50 persona kanë restorantet dhe kafiteritë, si dhe një sërë kërkesash të tjera të natyrës mbrojtëse siç është mbajtja e distancës, desinfektimi i duarve dhe në përgjithësi kujdesi i vaçantë për higjienën.
Duke i pasur parasysh të gjithë këto masa preventive, për të mirën e jetës dhe të shëndetit të njerëzve, UBISHZ ka vendosur si më poshtë:
- Të anulohet falja e namazit të xhumasë, deri në njoftimin e radhës;
- Të anulohet falja e namazit të drekës të ditës së diel me xhemat, deri në njoftimin e radhës
- Të anulohet mësim-besimi në Mekteb deri më 05 prill;
- Të anulohen evenimentet e tjera si: Kuvendet e xhamive, tribunat, manifestimet, dua-hatmetë, shëtitjet grupore, etj.
- Anulohet edhe Kuvendi i UBISHZ, i paraparë më 22.03.2020.
- Sa i përket namazeve ditore, kjo i lihet në përgjegjësi kryesive të xhamive të vendosin konform vendimit dhe udhëzimeve të parapara nga organet kompetente shëndetësore federale dhe kantonale.
Për çdo eventualitet, na konsultoni ju lutemi!
Allahu ju ruajt dhe Ai ju shpërbleftë për mundin tuaj!
Me selame!
Kryesia e DAIGS
Comments